Çfarë e bëri policinë të binte në gjurmët e terroristit më të kërkuar të Europës?

Pasi ia doli që për 120 ditë t’i shpëtonte policisë dhe antiterrorist, të cilat nisën një operacion kërkimi të një shkalle shumë të gjer...


Pasi ia doli që për 120 ditë t’i shpëtonte policisë dhe antiterrorist, të cilat nisën një operacion kërkimi të një shkalle shumë të gjerë, Salah Abdeslam ka rënë në duart e një prej njësive policore belge. Ajo që i ka ngjallur dyshime policisë ka qenë një gotë e palarë dhe një porosi pice.

Terroristi i fundi i mbijetuar nga sulmet e 14 nëntorit është fshehur në Bruksel që prej ditës së nesërme, pasi u ndihmua nga një shok të largohej nga Parisi.

Kërkimi për të vijoi deri të martën e kësaj jave, kur policia belge dhe ajo franceze hynë një një shtëpi në lagjen Forest, ku mendohej se fshiheshin disa terroristë.

Një person u kundërpërgjigj me armë, ndërsa dy të tjerë u arratisën. Personi që qëlloi me “Kallashnikov” në drejtim të policisë u vra nga kjo e fundit.

Pas kontrollit që u ushtrua në banesë, gjurmët e gishtërinjve që u gjetën në një gotë i bindën autoritetet se Abdeslam-i nuk ishte larguar kurrë nga Brukseli.

Pas kësaj nisi një operacion i gjerë kërkimi në lagjen Molenbeek. Kontrollet ia shtuan dyshimet policisë se banorët e lagjes fshihnin një grup të madh të dyshuarish në Rue Quatre-Vents.

Dyshimet e tyre u shtuan akoma më shumë kur një grua bëri një porosi të madhe për pica. Pas kësaj, oficerët e policisë arritën ta gjejnë gruan së bashku me dy miq të saj, disa fëmijë dhe terroristin më të kërkuar në Europë, Salah Abdeslam.

Një efektiv i policisë e plagosi atë në këmbë gjatë operacionit të zhvilluar në orën 16:40 të së premtes.

Related

Top Lajm 3312073041120395644

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item