Burri shikon në TV bashkëshorten që e kishte varrosur dy vite më parë

Një burrë, i cili kishte mbajtur funeralin për gruan e tij dy vjet më parë, është shokuar kur e sheh gruan e tij në një program televi...


Një burrë, i cili kishte mbajtur funeralin për gruan e tij dy vjet më parë, është shokuar kur e sheh gruan e tij në një program televiziv të njohur që i ribashkon ata që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Abragh Mohamedit i kishin thënë doktorët në spitalin Casablanca se gruaja e tij kishte vdekur në një aksident rrugor dhe nuk kishte arsye që të mendonte ndryshe derisa ajo u paraqit në një televizion të famshëm maroken, raporton The Sun.
Një grua e panjohur kishte thirrur dhe kishte thënë se ka humbur kontaktin me burrin e saj, dhe më pas kishte thënë emrin e tij dhe ish-adresën e banimit.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur, ndoshta varrosëm një trup tjetër”, tha Mohamed për mediat.
Tani po ngrihen pikëpyetje se çfarë ka ndodhur dhe përse asaj iu deshën dy vite për të vendosur kontakte me familjen. Një teori është se ajo mund të ketë humbur edhe kujtesën. Po ashtu burri ka deklaruar se para dy vitesh nuk e kishte parë trupin e gruas së tij, kur e kishte varrosur.

Related

Kuriozitete 5650986784972100865

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item