Bruksel, lirohet gazetari: Nuk është “njeriu me kapele”

Sërish pasiguri pas arrestimeve të fundit në Bruksel. Policia belge është akoma në ndjekje të “njeriut me kapele”, i dyshuari i tretë ...


Sërish pasiguri pas arrestimeve të fundit në Bruksel. Policia belge është akoma në ndjekje të “njeriut me kapele”, i dyshuari i tretë që shfaqet në foto me atentatorët në aeroportin e Zaventemit pak para shpërthimeve.
Pra, njeriu i tretë nuk është gazetari i pavarur Faycal Cheffou, i arrestuar, pastaj i lëshuar për mungesë provash. Ndërkohë është mbrojtur algjeriani Djamal Eddine Ouali, i cili u arrestuar në Salerno të Italisë pas një urdhri ndërkombëtar të prokurorisë belge: “Nuk jam një terrorist”.
Sa i takon “personit të tretë” të dyshuar, hetuesit kanë postuar një video në adresën e tyre në internet, duke i kërkuar të gjithëve të informohen në rast se individi në fjalë do të identifikohet. “Policia, – lexohet në komunikatën e prokurorisë belge, – po kërkon të identifikojë këtë person, pasi është i dyshuar se ka kryer atentatin në Zaventem”.
Nën komunikatën e shkurtër, me titullin “I dyshuar për t’u identifikuar”, postohet dhe një video 32 sekonda ku shikohet “njeriu me kapele” duke ecur në krah të dy të dyshuarve të tjerë si kamikazë duke shtyrë karrocën e bagazheve, i filmuar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Brukselit pak momente para shpërthimit.
“Të dhënat që kishin çuar në arrestimin e Faycal Cheffou, nuk ishin të mbështetura në prova të sigurta. Në vijimësi, personi është liruar me urdhër të gjykatës”, – shkruan prokuroria në një komunikatë.
Cheffou ishte arrestuar të enjten në Bruksel, sepse dyshohej si atentatori i tretë i aeroportit të Zaventemit. Njeriu ishte njohur nga taksisti që i dërgoi atentatorët nga shtëpia ku strehoheshin në  Schaerbeek, në aeroport.

Related

Botë 5430945074336436753

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item