Britani, mjeku vret veten, kishte frikë se nuk do të ishte më i miri në punë

Një mjek i ri i talentuar ka vrarë veten, pasi mendonte se problemet e tij shëndetësore mund të ndikonin në cilësinë e punës së tij. 30...


Një mjek i ri i talentuar ka vrarë veten, pasi mendonte se problemet e tij shëndetësore mund të ndikonin në cilësinë e punës së tij. 30-vjeçari Matthew Tuppeny ka luftuar për vite të tëra me depresionin, por duket se në fund frika e mundi.
Ai kishte një karrierë premtuese, por sëmundja mendore prej gjashtë vitesh e mposhti. Gjërat morën mbrapsht për të në vitin 2009, kur u nda nga e dashura pas një marrëdhënie 4-vjeçare dhe më pas ai dështoi edhe në provim. Pas këtyre, ai u diagnostikua me depresion. 30-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke marrë një mbidozë antidepresantësh.


Tuppeny ishte një njeri i talentuar me një të ardhme të  suksesshme, i cili studionte për mjekësi në universitetin e Bristolit dhe dëshironte të bëhej mjek për të ndihmuar të tjerët.

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item