Neymar është në telashe. Sulmuesi i Barcelona dhe ylli i kombëtares së Brazilit është shpallur fajtor për evazion fiskal nga gjykata administrative e Rio de Zhaneiros sepse nuk ka deklaruar shpërblimet që ka marrë, mes 2011-ës dhe 2013-ës, nga Santos, ish-klubi i tij, nga Nike dhe nga Adidas.
Braziliani do të duhet të paguajë një gjobë prej 47 milionë eurosh, shumë kjo që është ngrirë nga drejtësia braziliane në fillimin e hetimeve.
Avokatët e futbollistit do ta apelojnë vendimin në Carf, grada e fundit e gjykimit e drejtësisë administrative braziliane.