Blushi: Në takimin e Elbasanit m'u bë gjyq, si ato të Enver Hoxhës në vitin '73

Në përfundim të takimit brenda pallatit të sportit në Elbasan, deputeti Ben Blushi foli jashtë për mediat duke sqaruar incidentin e ndod...


Në përfundim të takimit brenda pallatit të sportit në Elbasan, deputeti Ben Blushi foli jashtë për mediat duke sqaruar incidentin e ndodhur në prani të kryeministrit Rama dhe deputetëve të tjerë socialistë. Më poshtë fjala e tij e plotë për gazetarët.

Unë kam disa kohe që kërkoj të jem në çdo takim. Sot isha i paftuar. E kam marrë vesh rastësisht. Kam kërkuar fjalën e m’u dha. Ky gjyq ndaj shkrimtarëve. Paskam bërë një gabim të madh se paskam bërë një libër. Keto lloj gjyqesh kanë ndodhur në vitin 73. Këtu u bë gjyq edhe për librat tani. Shkoi pak larg.

Nëse kam bërë një gabim është fakti që kam ardhur pa ftesë në një qytet ku jam zgjedhur deputet. Njerëzit e sigurisë mbajtën disa njerëz që ishin shumë të dhunshëm. Nuk kam arsye të largohem në një sallë ku kam ardhur për të folur.

E pashë që ishin shumë të acaruar dhe mesa di dikush i ka organizuar. Unë e di dhe ju e dini.

Njerëzit janë të varfër dhe të mërzitur. Ka një acarim të përgjithshëm. Po të kishte qenë një sallë pak më e qetë do të kisha më shumë kohë për të shpjeguar për cfarë po kandidoj.

Të mos pranojnë të hyjnë një parti që ka anulluar votimin. Iu drejtova personalisht pse nuk do të votohet. Nuk kam shkelur asnjë statut. Ka forume ku duhet të flasësh. Sic dihet botërisht ka tre vjet që nuk mblidhet as asambleja dhe as Kryesia

Po kërkoj të shkoj në një kongres që i jep mundësi kanditatëve të shpallin platformën e tyre. Kjo ishte një sallë relativisht e acaruar.

Përshëndetjen që i bëra atyre do jua them dhe ju. Nuk është e imja e ka thënë në një moment të vështirë Lasgush Poradeci i cili është detyruar të përshëndesë disa miq.

“Gjigandë apo shkurtabiq ju përshëndes me mall or miq”. Kjo është ajo që kam për të thënë për ata që ishin aty dhe për ata që nuk mendojnë si unë.

Related

Shqipëria 1819964309465923583

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item