Bin Laden kishte frikë nga gruaja e tij: “Ka mikroçip tek dhëmbët”

Bin Laden kishte frikë se gruaja e tij mund ta spiunonte, pas vizitës që ajo kishte bërë tek një dentist në Iran. Në fakt Bin Laden dy...


Bin Laden kishte frikë se gruaja e tij mund ta spiunonte, pas vizitës që ajo kishte bërë tek një dentist në Iran. Në fakt Bin Laden dyshonte se gruaja e tij mund të kishte një mikroçip tek dhëmbët dhe këtë shqetësim ia kishte shprehur ndihmësit të tij Shejh Mahmud, përmes një letre, e cila është bërë publike ditët e fundit.
Në të vërtetë Bin Laden kishte frikë se një GPS gjurmues në madhësinë e një kokrre gruri, mund të ishte futur në mbushjen e dhëmbëve të gruas së tij.
Letra e terroristit është pjesë e një prej dokumenteve të lëshuara nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe ishte gjetur në një vendstrehim në Abbottabad të Pakistanit, gjatë bastisjes që është bërë në maj të 2011, ku shefi i Al Kaedës mbeti i vrarë.

Related

Botë 4529899232775412358

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item