Beteja në gjykatë, Modelja i kërkon 225 mijë dollarë Doland Trump

Një gjykatë do të vendosë brenda muajit Mars nëse do të pranojë padinë e ngritur nga agjencia xhamajkane e modës kundër kandidatit rep...


Një gjykatë do të vendosë brenda muajit Mars nëse do të pranojë padinë e ngritur nga agjencia xhamajkane e modës kundër kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump ose më saktë ndaj agjencisë së tij të modelingut.
Modelja Alexia Palmer ka akuzuar Agjencinë e Modelingut Trump se ka gënjyer qeverinë federale në aplikimin e saj për vizë pune, për të cilën asaj i ishte thënë se do të paguhej 75 mijë dollarë në vit kur të jetonte në Shtetet e Bashkuara, sipas dokumenteve zyrtare të paraqitura në gjyq.
Në vend të kësaj, sipas të njëjta dokumenta, Palmer është paguar vetëm 3880 dollarë për 3 vjet, pavarësisht kontratës që kishte me agjencinë Trump.
Palmer e ka akuzuar agjencinë “Trump” për shkelje të kontratës dhe dhunim të rregullave të emigrimit në SHBA dhe ligjet e punës. Ajo kërkon dëmshpërblim prej 225 mijë dollarë për periudhën 3 vjeçare.
Akuza u ngrit fillimisht në tetor të vitit 2014. Brenda muajit mars pritet që gjykata të marrë një vendim për këtë cështje, nëse do të nisë një gjyq për modelen kundër kompanisë së famshme.
Gjykatësja e çështje është Analisa Torres.
E nëse Torres vendos të nisë këtë cështje, atëherë situata mund të komplikohet për miliarderin Donald Trump, i cili është për momentin në një nga garat më të rëndësishme të jetës së tij, atë për postin e presidentit.
Palmer, e cila ka qënë vetëm 17 vjeçe në kohën kur ka ardhur nga Xhamajka në Nju Jork në vitin 2011, nuk ka komentuar lajmin.
Kjo nuk është hera e parë që agjencia e Trump përballet me një akuzë dhe kritika të tilla.
Agjencia e lajmeve Reuters publikoi në gushtin e vitit të shkuar një histori të ngjashme, ku kompanitë e Trump kishin kërkuar importimin e 1100 punonjësve nga vendet e huaja me viza të përkohshme pune, që prej vitit 2000. Prej tyre, 250 ishin modele, sipas të dhenave zyrtare të Depaertamentit Federal të Punës.
Këtyre modele, agjencia e modelingut Trump, iu ofronte vizë të përkohshme dhe pagesë 75 mijë dollarë në vit, për tre vjet rresht.
Por avokatja e firmës Trump, Lawrence Rosen, një nga njerëzit më të besuar të Trump, thotë se shifra 75 mijë dollarë ishte një shifër imagjinare, e përafruar me atë cka vajzat do të ofronin dhe jo një pagë e garantuar.
Sipas kontratës së firmosur nga të dyja palët, modelja Palmer kërkon që të marrë rimbursimin e plotë për 3 vjet që qëndroi në Nju Jork, si dhe ti paguhen të gjitha shpenzimet, që duhet tja paguante agjencia.
/Oranews.tv/

Related

Showbiz 3105095419753239069

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item