Basti i “Car” Putinit

Në 1 maj të vitit 2003, Xhorxh Bushi shpalli me shumë nxitim “misionin e përmbushur” në Irak. Të tjerët nuk ishin dakord dhe lufta nuk...


Në 1 maj të vitit 2003, Xhorxh Bushi shpalli me shumë nxitim “misionin e përmbushur” në Irak. Të tjerët nuk ishin dakord dhe lufta nuk mori fund kurrë. Tani e ka radhën Vladimir Putini, edhe ai flet për mision të përmbushur në Siri. Dhe pjesërisht ka të drejtë. Por vetëm pjesërisht, sepse fillimi i mundshëm i tërheqjes nga vendi aleat nuk është fundi i konfliktit.
Shpëtimi i Assadit
Kremlini padyshim mund të thotë se ka ndalur humbjen e Asadit. Në verë, regjimi ishte i sulmuar në disa fronte prej kundërshtarëve, të mirëarmatosur, të vendosur, edhe pse të përçarë. “Brigadat” përparonin duke kërcënuar rajonet ku alavitët – sekti në pushtet – ishin ndjerë gjithmonë të sigurtë. Putini, i tronditur tashmë prej eleminimit të Gedafit, vendosi të ndërhyjë vendosmërisht duke përdorur mburojën e luftës ndaj ISIS. Kontigjenti i përbërë nga disa mijëra ushtarakë, nga një përbërës i fuqishëm ajror dhe artileria e rëndë, shërbeu si arkitra për një aparat të riplotësuar me militantë të huaj shiitë. Irani dërgoi pashdaranët, u rekrutuan afganë, irakenë dhe libanezë të Hezbollahut. Ishin ata që pësuan humbjet më të rënda, ishin sërish ata që mbështetn trupat siriane në rimarrjen e fshatrave.
Strategjia ruse kërkoi kohë, aq sa pas tre muajsh u duk se nuk kishte ndryshime thelbësore. Por Moska e vuri poshtë armikun me bombardime të rëndë, pa dallim, pa vendosur asnjë limit, edhe sepse nuk ishte askush “në shtëpi, që të guxonte t’u thoshte se cilët ishin. Modeli i provuar në Çeçeni në vitet ’90 u riprodhua në skakierën siriane. Gjeneralët lëvizën në dy linja: shkatërrimi i përpiktë i pozicioneve të rebelëve në lindje të Latakias dhe në zonën në veri të Aleppos, bllokimi i rrugëve të furnizimit. Një presion i garantuar nga një ritëm prej njëqind sulmesh në ditë, dhe nga zjarri shkatërrimtar i baterive të topave, sistemeve me rreze të gjatë veprimi, mortajave, raketave nga anijet. Këshilltarët, bashkë me repartet e vegjël të forcave speciale, ndihmuan njësitë e zgjedhura qeveritare, duke provuar të përmirësojnë manovra dhe taktika, me qëllim reduktimin e dëmeve për tanket dhe mjetet e rënda. Kjo strategji i largoi miqtë e Asadit.
Po kaq i rëndësisihëm aksioni antiturk. Putini, falë aventurizmit të Erdoganit, në fakt pengoi që Ankaraja të krijonte një zonë sigurie në zonën e veriut të Sirisë. Rrëzimi nga ana e turqve e një avioni Sukhoi rus, i dha “carit” mundësinë që të përgjigjej me ashpërsi. Raketat dhe avionët gjuajtës rusë krijuan një ombrellë, duke mos lejuar kundërshtarin që të shkelë hapësirën siriane, e në të njëjtën kohë vështirësuan furnizimet drejt enklavës së kryengritësve në Alepo dhe në Idlib. Në fund, ashtu si SHBA, Kremlini favorizoi nismat ushtarake të kurdëve të YPG.
Kundershtare ne terren
Megjithatë, kthesa e konfliktit është e pjesshme. Rebelët sigurisht që nuk janë zhdukur. Raisi vazhdon që të varet prej ndihmës nga jashtë, dhe nuk ka njerëz mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë territorin. Ka rajone ku valëvitet flamuri i opozitës, zona ku njerëzit nuk kanë ndryshuar mendim për presidentin. Do të jetë terreni që do të masë vërtetësinë e qëllimeve të Putinit. Forcat speciale mund të kthehen në shtëpi, por në Siri mbetet ajo që nevojitet: bombarduesit, kalibrat e mëdhenj, “asistentët”, baza e Tartusit, Lafatakias dhe Hemeimeenit. Shtai i Përgjithshëm do të ketë gjithmonë atë komponent që ka bërë hopin cilësor, goditjen finale që ndoshta detyroi disa formacione të pranojnë negociatat. Një hapësirë ku SHBA dhe Rusia bashkëpunojnë për zgjidhje politike, duke menduar se ç’yë bëjnë me Asadin.
Kunder xhihadisteve
Pastaj është Shteti Islamik, i prekur vetëm pjesërisht nga ofensiva ruse, sa kohë që nuk ishte armiku kryesor. Ndonëse i dobësuar mbetet një rrezik, ruan praninë në verilindje dhe kantone të tjerë. SHBA duan ta dëbojnë nga Raqqa duke përdorur kurdët dhe rebelët, ushtarët qeveritarë duan që t’i shkëpusin nga duart Palmirën dhe në ditët e fundit kanë kryer sulme për të testuar mbrojtjen e qytetit. Nuk ishin vetëm: në krah të tyre ishin gjuajtësit rusë dhe bateritë e topave, krahu i zgjatur i Vladimirt. /Corriere della Sera – Në shqip nga bota.al

Related

Shtypi i huaj 3570043018778780272

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item