Basha: O ndalojmë 4 lejet e ndërtimit tek parku i Liqenit, o s’ka opozitë

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar që edhe nëse ne na arrestojnë të gjithëve, prapë demokratët do të vazh...



Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar që edhe nëse ne na arrestojnë të gjithëve, prapë demokratët do të vazhdojnë përditë deri në bllokimin total të punimeve tek parku i Liqenit.
“Ne si PD nuk tërhiqemi nga prishja e planeve të dyshes Rama-Veliaj të cilët po betonizojnë parkun e Liqenit, por skenari i tyre i fshehtë është se duan pas kësaj të hapin udhën për ngritjen e katër pallateve 24 katshe aty afër”, tha Basha për gazetën “Koha Jonë”.
Sipas Bashës lihet të nënkuptohet se parku i Liqenit në vetvete fsheh një lojë të pisët, kinse me idenë se aty do ndërtohet një park lojrash për fëmijët, por në të vërtetë, aty fshihen thjesht ca leje ndërtimi.
“Po cili është ky biznesmen i fuqishëm që do të ndërtojë katër pallate 24 katshe afër “ parkut të fëmijëve” tek Liqeni?”, pyet e përditshmja Koha Jonë.
Sipas saj këtë nuk e thonë as PS e as PD, ndonëse selia blu e hodhi mbrëmë akuzën se kjo është loja e Erion Velisë për parkun e fëmijëve, me urdhër të Edi Ramës. Ndërkohë Kryebashkiaku i Tiranës e ka mohuar këtë akuzë se po luhet për të hapur udhën për pallatet 24 katshe në park.
Lulzim Basha tha prerë se “ Ose e bllokojmë këtë aventurë të dyshes Rama-Veliaj për parkun dhe katër pallatet 24 katshe ose ne shkrihemi si PD!”. Selia po lajmëron demokratët të mblidhen mbi 20 mijë veta e të ngrenë çadrat tek Liqeni. Mbetet të presim që Shqipëria të mos mbetet pa PD !/ Koha Jonë

Related

Top Lajm 156326696102054409

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item