ARRESTIMI I DUGOLLIT, NESËR VENDOSET PËR FATIN E TIJ (VIDEO)

Të hënën pritet të mësohet fati i Gafurr Dugollit, shtetasit kosovarë të arrestuar mbrëmë nga policia maqedonase me kërkesë të Serbisë...


Të hënën pritet të mësohet fati i Gafurr Dugollit, shtetasit kosovarë të arrestuar mbrëmë nga policia maqedonase me kërkesë të Serbisë. Për këtë temë sot ka mbizotëruar heshtje totale, ndërsa as nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë sqaruar nëse do të lejojnë ose jo ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së, Gafurr Dugolli në Serbi ku akuzohet për krime lufte. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 konfirmuan se Dugolli ndodhet aktualisht në paraburgim afatshkurtër dhe po zhvillohet procedurë për konfirmimin e identitetit. Hapat dhe procedurat e mëtejme do të qartësohen të hënën kur përfundon masa e paraburgimit afatshkurtër.
“Me kërkesë të prokurorisë, gjykatësi i procedurës paraprake personit Gafurr Dugolli i ka shqiptuar paraburgim afatshkurtët me qëllim vërtetimin e identitetit. Personi në fjalë ka dorëzuar ankesë, pas çka këshilli penal është mbledhur dhe ka rrefuzuar ankesën, ndërsa ka konfirmuar masën e paraburgimit të përkohshëm”, njoftuan për televizionin Shenja zyrtarisht nga Gjykata Shkupi 1.
Nga kjo gjykatë thanë se nga dita e hënë i mbetet prokurorisë që të vendos për veprimet e mëtejme dhe nëse do të kërkojë paraburgim për ekstradim.
Sipas legjislativës vendore, vendimin përfundimtarë për kërkesën për ekstradim të Dugollit, duhet ta mer Ministria e Drejtësisë. Gafurr Dugolli është arrestuar mbrëmë nga policia maqedonase në kalimin kufitarë mes Kosovës dhe Maqedonisë, sipas kërkesës së autoriteteve Serbe për dyshimin që të ketë kryer veprën penale “Krime Lufte” në territorin e Republikës së Kosovës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së drejtësisë së Kosovës. Vetë ministri Hajredin Kuçi ka kontaktuar homologun e tij në Shkup dhe përmes një kumtese i është drejtuar autoriteteve maqedonase duke theksuar se “ushtrimi i juridiksionit nga një gjykatë serbe për krime që pretendohet të janë kryer në territorin e Republikës së Kosovës, pikërisht dhe vetëm për shkak se ato janë kryer në këtë territor, konsiderojmë se përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, prandaj duke kërkuar ekstradimin në bazë të juridiksionit universal lehtësisht mund të duket si një ndjekje e motivuar politikisht dhe ne shprehim shqetësimin lidhur me aplikimin e normave ndërkombëtare në këtë proces, sidomos për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të shtetit kërkues”.Gjithashtu, në letrën e Kuçit thuhet se juridiksioni i supozuar i Serbisë, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “krime lufte” në territorin e Republikës së Kosovës nga shtetasit e Kosovës është i paligjshëm dhe politikisht i papranueshëm dhe për këtë arsye, në interes të Drejtësisë, është apeluar tek Qeveria maqedone që rreptësishtë të refuzojë çdo kërkesë për ekstradimin e Dugolli në Serbi.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Arrestimi i Dugollit, të hënën mësohet fati i tij by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 2115312044853397220

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item