Angela Martini hap një fushatë për gjyshet

Pak kush e di që modelja seksi Angela Martini është shumë e lidhur me gjyshen e saj. Ajo e ka kujtuar atë nëpërmjet një postimi në Fac...


Pak kush e di që modelja seksi Angela Martini është shumë e lidhur me gjyshen e saj. Ajo e ka kujtuar atë nëpërmjet një postimi në Facebook dhe ka kërkuar që këtë vit 8 marsi t’i kushtohet pikërisht atyre, gjysheve tona që na dhurojnë dashuri pa kushte.
Modelja me origjinë shqiptare, Angela Martini ka çelur gjithashtu edhe një fushatë, ku i ka kërkuar të gjithë fansave të saj të postojnë fotot me gjyshet dhe të tregojnë historitë e tyre.
Më poshtë statusi i plotë i Angela Martinit:
“Nuk e di si do të kish qenë fëmijëria ime pa prezencën tënde. Madje tani që e mendoj, nuk e di në do të isha kjo që jam sot pa këshillat e tua… Po flas për ty gjyshja ime, për ty që flas kaq rrallë e kaq pak, por që të dua e të mendoj kaq shumë. Po shkruaj për ty ‘nana Doga’, që gjithë jetën tënde e ktheve në shembull për nipërit e mbesat, që kurrë nuk na gjykove, që gjithmonë na le të bënim gjërat që donim vetë, që na le të gabonim, të rrëzoheshim, e që me dashurinë që vetëm një gjyshe di të japë na ndihmove të ngriheshim. 8 marsi në të gjithë botën është ditë proteste për të drejtat e grave, por unë dua që këtë vit në Shqipëri, 8 marsi t’i kushtohet gjysheve. Gjyshes sime, gjyshes tënde, atyre që nuk pritën kurrë të merrnin mbrapsht dashurinë që dhanë, por që më shumë se kushdo tjetër e meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë në ditët e zbardhjes. “Gjyshja të shikon teksa rritesh, duke e ditur që do largohet e para prej teje. Ndoshta ndaj të do më shumë se të gjithë”, – lexova diku, ndaj le t’ia bëjmë më të bukura vitet e fundit, duke i thënë se sa shumë i duam, se sa shumë kemi nevojë për to. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj fushate. Postoni foton me gjyshen tuaj dhe shkruani historinë e tyre”… 
--------------------------------------------

VIDEO:
165 Likes6,576 views
1 Like390 views

Related

Showbiz 7465317733879500710

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item