ANALIZA/ Sulmet në Bruksel, çfarë do të ndodhë me Europën tashmë?

Sulmet terroriste të Brukselit mund të sjellin një kthesë të fortë dhe të pashmangshme për BE-në. Kështu shkruajnë dy analistët e orga...


Sulmet terroriste të Brukselit mund të sjellin një kthesë të fortë dhe të pashmangshme për BE-në. Kështu shkruajnë dy analistët e organizatës politiko-gazetareske “Politico.eu”, Francesco Guerrera dhe Laurenc Cerulus.
Në një analizë të tyren, ata shkruajnë se politika europiane ka qenë e mefshtë në përballimin e krizave të tilla, të cilat po prodhojnë eurospekticizëm dhe ksenofobi në mbarë vendet e BE-së.

Për këtë arsye, vendet e BE-së ose do të marrin masa drastike së bashku kundër terrorizmit, ose do të përçahen duke marrë masa të veçanta për kërcënimin global.




Kjo e dyta do të thotë se “Shengeni” do të pushojë se ekzistuari, partitë e djathta ekstremiste do të fitojnë popullaritet dhe Britania do të dalë nga BE-ja.
NGA FRANCESCO GUERRERA DHE LAURENC CERULUS
Reagimi politik për sulmet e terrorit në Bruksel ishte i shpejtë dhe më së shumti i parashikueshëm.
Por mënyra se si ky reagim do të përkthehet në politikbërje në ditët në vijim do të përcaktojë se si sulmi i dytë më i madh terrorist në kryeqytetin e Europës do të ndryshojë qasjen ndaj sigurisë.
“Jemi në luftë”, tha kryeministri francez Manuel Valls ditën e martë, duke përdorur të njëjtën fjalë që përdori Presidenti Holond pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor të vitit të shkuar.
Duke u kthyer te sulmet e 11 shtatorit, sulme të tilla gjithmonë kanë shtyrë vendet e Perëndimit për një bashkëpunim më të ngushtë mes tyre dhe agjencive inteligjente, si edhe kanë ringjallur debatin për përgjimet dhe hapjen e kufijve.
E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Por pyetja pa përgjigje është nëse kjo do të çojë europianët drejt një konsensusi për bashkëpunim më të fortë kundër terrorizmit, apo thjesht do të prodhojë një përplasje politike mes tyre, që do ta çojë BE-në në drejtime të tjera të paparashikueshme.
“Ka një perceptim në rritje mes publikut europian se liderët e BE-së nuk janë në drejtimin e duhur për të përballur kërcënimet terroriste, duke qenë se ky ishte sulmi i dytë më i madh pas atij të Parisit vitin e shkuar”, shkruajnë analistë të ndryshëm.
Pra kjo gjë dhe ky perceptim është i gatshëm që të ngrejë ksenofobinë dhe rryma antiemigracion në mbarë BE-në, në një kohë kur kjo e fundit nuk është e qartë se çfarë do të bëjë me refugjatët.
Politikanët e djathtë kapën momentin për të kërkuar një përgjigje të fortë ndaj terrorizmit. Markus Presell, shefi rajonal i partisë “Alternativë për Gjermaninë” u shpreh kështu: “Mjaft më”.
Nga ana tjetër, Marie Le Pen në Francë e cilësoi barbarizëm islamik këtë që po ndodh, ndërsa politikanët e djathtë belgë shkruan ditën e sulmeve: “Një tjetër ditë në të cilën shpresoja të mos kisha të drejtë”.
Problemi kryesor me BE-në është se ajo ka patur vështirësi në implementimin e masave të përbashkëta kundër këtyre fenomeneve. Belgjika nga ana e saj, ka qenë gjithmonë shumë e butë me këto masa.
Zgjidhja belge
Partia nacionaliste N-VA në Belgjikë ka kërkuar ndryshime të legjislacionit në fuqi dhe më së shumti forcim të ndjeshëm të saj.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Jan Jambon premtoi se do ta spastrojnë lagjen famëkeqe “Molenbek”, ku jetojnë emigrantë dhe ekstremistë, prej nga u dirigjuan edhe sulmet në Paris dhe Bruksel.
“Unë shpresoj që sulmi në Bruksel të thyejë një tabu për mënyrën se si forcat e sigurisë janë të organizuara në Bruksel”, tha Hans Bonte, kryebashkiaku i Vilvurdit, një qytet në veri të Brukselit, prej të cilit ka patur shumë qytetarë që i janë bashkuar ISIS-it.
Tashmë fokusi është te forcimi i sigurisë dhe politikave kundër radikalizimit. Problemi i Belgjikës shihet në nivelin federal dhe partitë politike kërkojnë më shumë kompetenca për autoritetet lokale.
Tashmë flitet për forcimin e masave dhe ndryshimin e arrestit të përkohshëm të të dyshuarve. Belgjika e 24 orë arrestin, dhe nëse s’ka prova, i dyshuari lirohet brenda 24 orëve.
Tashmë kërkohet që të shtyhet në 72 orë. Në muajin shkurt, u paraqit një platformë, që quhej “Plani Spastrues” që synonte shkuljen e ekstremizmit në komunitetet e varfra të Brukselit si Anderlehti, Molenbeku dhe Sharbeku.
Mirëpo edhe kjo platformë u përball me kundërshti të forta nga organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile.
Këto paralajmëruan se do të kishte trazira nëse masat e ashpra implementoheshin, të ngjashme me ato që u ngjallën ne SHBA kur diskutohej “Pakti Patriotik” për përgjimet pas sulmeve të 11 shtatorit.
Sulmet e Brukselit paraqesin një rrezik të madh në prishjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së, po aq sa edhe anulimin e “Shengenit”.
Tashmë marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së për refugjatët është në rrezik, duke qenë se terroristët vijnë nga vendet në konflikt.
Gjithashtu, lëvizje ka edhe në Britani, e cila edhe pse me viza po largohet ende më shumë nga BE-ja. Kryeministri David Kameron është nën presion për një Brexit.
Partitë radikale si UKIP po bëjnë fushata shembullore për të bindur njerëzit që të votojnë kundër BE-së në referendumin që pritet të mbahet në qershor.
*Autorët janë analistë dhe redaktorë politikë për revistën analitike “Politico.eu”
Përgatiti: E. Deliu

Related

Top Lajm 6608127953841622421

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item