Analiza e "Opinion"/ Edi Rama flirton me femrat e PD

Portali opinion.al, ka publikuar një analizë, e cila ngra dyshimin se kryeministri Edi Rama po flirton me disa deputete të PD. Duke ...


Portali opinion.al, ka publikuar një analizë, e cila ngra dyshimin se kryeministri Edi Rama po flirton me disa deputete të PD. Duke iu referuar edhe mediave të tjera, ky portal vjen në përfundimin se Rama flirton me to, por nuk dihet nëse e bën nga tërheqja prej tyre apo për diversion tek kundërshtari. 
Më poshtë komenti i opinion.al:
 
“Edi Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve”. Kjo ka qenë deklarata që deputetja e PD, Albana Vokshi ka bërë disa ditë më parë në emisionin Oktapod në Vizion Plus. Por Voshki nuk është ndalur këtu. Pyetjes së moderatorit nëse Rama po flirton me të, ajo i është përgjigjur:
“Thellë thellë unë e ndjej që ai flirton me mua”. Deputetja ka qeshur, dhe ka shtuar se këtë gjë më shumë ja kanë futur në mend të tjerët se sa e ka menduar vetë.
Nuk dihet nëse Vokshi ka të drejtë në bindjen e saj thellë thellë, por edhe po e nxorri më cekët, nuk do të bëjë një gabim. Në rrethet politike dhe ato informale disa herë është folur për flirtimin virtual të Kryeministrit me gratë e politikës e sidomos me ato të opozitës. Disa muaj më parë Kryeministri nuk linte rast pa shprehur simpatinë e tij për deputeten dhe ish Ministren Majlinda Bregu, sa mediat i kushtuan disa artikuj raporteve mes tyre. Në shtator 2014 Lapsi.al shkruante:
“në klimën e tensionit pozitë- opozitë, duket se Majlinda ka një efekt magjik mbi kryeministrin socialist”.
Po aty thuhej se:
“gojët e liga pretenduan se gjatë mbledhjes Edi dhe Majlinda shkëmbenin edhe mesazhe telefonike me njëri -tjetrin”
Asnjë prej këtyre hamendjeve nuk u vërtetua, por burime të besueshme i thanë opinion.al se sjellja e Kryeministrit ka lënë jo pak hije brenda të djathtës. Burime të tjera nga qeveria u shprehën se Kryeministri bën shpesh vizatime të deputeteve të PD, sidomos nga mbrapa, gjatë kohës që ato flasin në foltoren e parlamentit. Ajo që të bën përshtypje është se Kryeministri nuk është parë as të shprehë simpatinë dhe as të krijojë përshtypjen në publik që ka afërsi me ndonjë prej grave të mazhorancës. Përkundrazi, në një rast ai është filmuar duke qenë shumë i ashpër me Ministren e Kulturës Kumbaro, duke shkaktuar edhe përlotjen e saj. Si shpjegohet atëherë që Kryeministri e lë këtë përshtypje vetëm me deputetet e djathta? Në fakt a po flirton realisht Edi Rama me deputetet e PD, apo është thjeshtë një diversion që po bën për të krijuar probleme mes vetë përfaqësuesve të opozitës".

Related

Top Lajm 1746642949464753612

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item