Ali Ahmeti do të përgjigjet para Fatime Fetait?

Të mëdha janë gjasat që kryetarin e BDI- Ali Ahmeti ta marr në pyetje prokurorja speciale Fatime Fetai, thonë për “Lajm” burime të m...


Të mëdha janë gjasat që kryetarin e BDI- Ali Ahmeti ta marr në pyetje prokurorja speciale Fatime Fetai, thonë për “Lajm” burime të mirinformuara. Sipas tyre, Ahmeti do të dëshmojë para një prokurori shqiptar, për shkak se nuk preferon të flasë maqedonisht, përveç kur flet me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, me të cilin janë partnerë koalicioni që nga viti 2008.
Pas përjashtimit të prokurores Lejla Kadriu, në ekipin e Janevës përveç Fatime Fetait, prokurorë shqiptarë janë edhe Artan Ajro dhe Burim Rrustemi. Cili prej tyre do të marrë në pyetje Ahmetin ende nuk dihet, mirëpo dëshmia do të jepet në gjuhën shqipe edhe për shkaqe praktike, që të mbarojë më shpejt marrja në pyetje.
Fetai u bë lemeri për pushtetarët e dyshuar për krime, pas konferencës së parë që mbajti PSP për rastin “Titanik”.

Ndryshe Ahmeti është ftuar që këtë javë që të japë dëshminë e tij tek Prokuroria Speciale për rastin “Kosmos”, kanë konfirmuar nga prokuroria.
Raportohet se në proces është edhe dëgjimi i dëshmitarëve tjerë për këtë rast, ndërsa më herët për rastin kanë dhënë dështmi edhe dëshmitarë të tjerë. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi .
Objekti i rrënuar i bisnesmenit Fiat Canovski është përmendur dy herë në përgjimet e publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev. Në njërin rast dëgjohet se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski porosit që në atë vend të ndërtohet një park i bukur, ndërsa thotë se objekti është më mirë të rrënohet gjatë pushimeve vjetore.
Më vonë, edhe kryeministri edhe ish-ministri Mile Janakievski i kanë përgënjeshtruar këto informata, duke thënë se për “Kosmos”-in janë marrë vendime në bazë të procesurave të rregullta ndërtimore.

Related

Top Lajm 5450464038304540626

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item