Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Frosinone të Italisë. Sipas mediave italiane, Endrit Cena 30 vjeç dhe Rudo...


Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Frosinone të Italisë.
Sipas mediave italiane, Endrit Cena 30 vjeç dhe Rudolf Zefi 33 vjeç kanë qenë duke udhëtuar në rrugën Casilina në Frosinone, Itali kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Automjeti i tyre është ndarë më dysh duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Banorë të zonës dhe drejtues të mjeteve të tjera që kalonin në atë rrugë janë përpjekur të japin ndihmën e parë, por ka qenë e kotë.
Dy të rinjtë, miq të ngushtë me njëri-tjetrin jetonin prej disa vitesh në Itali.

Related

Kronika 8837136639475147927

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item