A mund t’i pranojë Shqipëria emigrantët e Lindjes?

Jona Koprencka Kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve të Lindjes së Mesme, jo vetëm që e ka gjetur Kontinentin e Vjetër t...

Jona Koprencka

Kriza e emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve të Lindjes së Mesme, jo vetëm që e ka gjetur Kontinentin e Vjetër të papërgatitur, por e ka përçarë më shumë se kurrë.  Vendet pjesëtare  të familjes së madhe europiane ndajnë opinione të ndryshme pro dhe kundër kësaj çështje. Shumë prej  tyre si Sllovenia, Hungaria dhe Austria kanë shprehu hapur opinionin e tyre që nuk mund ti pranojnë këto emigrant.
Edhe pse konferencat më të mëdha për shtyp dhe mbledhjet zhvillohen në zyrat e Brukselit, thelbi i vërtet i kësaj çështje është i shtrirë në shtete që në pamje të parë nuk duken shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për  disa shtete Ballkanike dhe  shtetin Turk i cili e ka ende të hapur procesin e tij në anëtarësimit në Unionin Europian.
Shumica e emigrantëve dhe refugjatëve te Lindjes së Mesme kanë si pikë të parë takimi ishujt grek. Shteti Helen është kthyer në tokën e parë europiane për këto shtetas të cilët i shpëtojnë luftës. Duke marrë parasysh se Athina zyrtare është prej vitesh e mbërthyer nga problemet e shumta ekonomike dhe politike, këto emigrant janë një vështirësi plus për këtë vend. E ashtuquajtura Rruga Ballanike është e mbyllur për shkak të mosmarrëveshjes së shteteve ballkanike dhe mos dëshirës së tyre për të pranuar refugjatët.
Kufiri midis Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë  një pikë e nxehtë e debateve mes këtyre dy vendeve, jo se më parë konfliktet në këtë kufi nuk kanë ekzistuar. Emigrantë të cilët qëndrojnë me orë dhe ditë të tëra në pikën kufitare me shpresën e vetme për të kaluar. Normalisht që  për këto dy vende emigrantët janë thjesht një çështje plus për tu debatuar. Por prej ditësh këto imazhe po i shikojmë edhe në kufirin greko-shqiptar. Emigrantë të cilët në kushtet me anormale të jetesës janë në  vendosur në pikat kufitare me të vetmen shpresë që këto vende ballkanike të jenë një transit për ta.
Imazhet e tyre në kushte çnjerëzore të  bëjnë të mendosh se nga një konflikt i armatosur në  vendin e tyre të origjinës, në shtetet e Ballkanit këto refugjatë po përballën  me luftën e mbijetesës.  Duke marr shkas nga situata e disa vendeve jo larg Shqipërisë ku emigrantët janë vendosur, lind pyetja : “a mund Shqipëria të mirëpres  refugjatët e Lindjes?”. Normalisht si një popull me histori bujare dhe mirëpritëse  në legjenda dhe fakte të ndryshme historike mund  të themi që  vendi jonë  është në gjendje të mirëpres këto refugjatë. Mund të ndërtojmë kampe ose momentalisht mund të vendosen në godita shtetërore të pabanuara, mund të merren disa fonde nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për të treguar që na duhen  disa financime të vogla për zemërgjerësinë tonë në pranimin e tyre. Por a mjafton ky fakt. Nëse nuk do të donim ta analizonim shumë situatën do të shpreheshim më plot gojë se këto supozime do të ishin në luks për këto refugjatë të cilët po i kalojnë netët jashtë në të ftohtë, pa një vend ku të fusin kokën.
Por nëse do të merrnim përsipër t’i pranonim këto refugjatë do të duhet fillimisht të kuptonim se ata nuk po vijnë në Europë për shkak se nuk kishin punë në  vendin e tyre, për shkak se kishin diploma universiteti dhe master por nuk mund të punësoheshin. Këto refugjatë të  cilët kalojnë natën në pikat kufitare janë njerëzit që po i shpëtojnë luftës civile, diktaturës, dhe terrorizmit.
Një ekonomi mjaft e brishtë si ajo shqiptare  në maksimumin e saj do të siguronte vetëm disa qendra banimi ose do të zotohej me anë të bashkëpunimin me organizata të huaja në ngritjen e disa kampeve.
Por a do të mjaftonte kjo për të përballuar kërkesat e emigrantëve, a mund t’i pranojë vendi ynë këto persona kur për vitin 2015 shqiptarët ishin dhe vijojnë të jenë në krye të listës pas emigrantëve të Lindjes së Mesme në kërkimin e azilit apo emigracionit ekonomik, për të mos përmendur kërkesat për azil politik dhe gjakmarrje.  Nga një shtet ku shumica e të rinjve e shikojnë emigrimin si të vetmen të ardhme për to, a mund  të kërkohet mirëpritja e refugjateve? Ekonomia e Shqipërisë edhe pse duhet të ishin me opozita më të forta falë koncesioneve të shumta, mbetet mjaft e brishtë  për shkak të një fenomeni që nuk po arrin të kapërcehet, korrupsioni.  Një korrupsion në shifra alarmante ku tendenca është  për të përfituar në maksimum  për kaq kohë sa kemi pushtetin në dorë se nesër mund të na kapi i bekuari rrotacion politik, do të bënte që edhe refugjatët e Lindjes së Mesme të trajtoheshin si një kartë politike, dhe një premtimet e ardhshëm elektoral ku do të përmendej ndihma ndaj tyre si një meritë partiake ose një premtim i mbajtur, por i mbajtur ndaj kujt, ndaj shqiptarëve jo, për shkak se nuk bënte pjesë në agjendën  parazgjedhore dhe njëkohësisht ndaj të huajve jo, për faktin  se janë vetë evropianët  në përqindje më të madhe kundra mirëpritjes së tyre.
Me anë të arritjes së një marrëveshje më Turqinë, Bashkimi Europian kërkon dërgimin e të gjithë refugjatëve  në këtë  vend dhe më pas vijimin me pikat  tjera të marrëveshjes. Shpresojmë që emigrantët të arrijnë të vendosën në shtetin Turk  për të mos u ndeshur me politikat dhe burokracitë shqiptare  ndaj të cilave  do të arrijnë të reflektojnë se me mbarimin e luftës bëjnë mirë të kthehen në  vendin e tyre të origjinës dhe  të mos stërmundojnë  veten e tyre me politika shqiptare, ballkanike, apo europiane të cilat nuk arritën të mbajnë lart vlerat humanitare.
BIRN

Related

Top Lajm 2626791697406830629

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item