A kërkon Greqia të shkatërrojë sezonin turistik të Shqipërisë me anë të refugjatëve?

Historiani Arben Llalla shprehet se Greqia bën gabimin e madh kur bën paralele mes emigrantëve shqiptarë në vitet ’90 dhe sirianëve. S...


Historiani Arben Llalla shprehet se Greqia bën gabimin e madh kur bën paralele mes emigrantëve shqiptarë në vitet ’90 dhe sirianëve. Sipas tij, qeveria e Miçotaqit për pranimin e rreth 300 mijë shqiptarëve në vitet 1990 mori ndihmë mbi 180 milionë dollarë nga BE.
Ai shkruan se me anë të refugjatëve, në fakt Greqia kërkon të shkatërrojë sezonin turistik të Shqipërisë.
“I gjithë aparati shtetëror i Greqisë është hedhur në sulm mediatik duke përbaltur Shqipërinë dhe shqiptarët rreth mos pranimin nga ana jonë të refugjatëve sirian, irakian, afganes, etj., të cilët janë refugjatë lufte dhe jo ekonomik.
Politikanët grek na kujtojnë 25 vite më parë ardhjen në Greqi të rreth 500 mijë emigrantëve ekonomik shqiptar. Greqia bënë gabimin e madh kur bërë paralele të tilla sepse Shqipëria dhe shqiptarët s’janë ksenofob, por kapacitetet ekonomike dhe strehimore nuk mundësojnë pritjen e këtyre emigrantëve.
I rikujtojmë grekëve se qeveria e Miçotaqit për pranimin e rreth 300 mijë shqiptarëve në vitet 1990 mori ndihmë mbi 180 milion dollarë nga BE.
Presionet greke kanë prapavijë dashakeqëse për Shqipërinë sepse ato lidhen me sezonin turistik veror.
Greqia po e bënë përbaltjen e Shqipërisë për interesat e veta për të larguar emigrantët sirian nga Greqia dhe për ti hedhur në Shqipëri. Emigrantët janë të mirëseardhur, por ku ti strehojmë?
Me çfarë ti ushqejmë? Kur dihet se përditë nga Shqipëria largohen me qindra shqiptar si pasojë e tragjedisë ekonomike që po kalojmë. Përse Greqia dhe mediet e saj nuk kritikojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për mbylljen e kufijve?
Tek e fundit Bullgaria dhe Greqia janë në BE dhe lëvizja midis dy shteteve është e lirë. Me ngecjen e refugjatëve sirian në Shqipëri, Greqia kërkon të shkatërrojë sezonin veror turistik të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi sepse asnjë refugjatë nuk do të mund të qëndrojë në Shqipëri më shumë se një javë kur të shohin mungesat ushqimore, të strehimit, të ujit etj”, shkruan ai.

Related

Turizmi 842401189686952621

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item