A janë koinçidenca këto? Edhe nëse po, janë vërtetë shumë të frikshme

A janë koinçidenca këto? Edhe nëse po, janë vërtetë shumë të frikshme Në 4 nëntor 2008, Barak Obama fitoi zgjedhjet presidenci...

A janë koinçidenca këto? Edhe nëse po, janë vërtetë shumë të frikshme



Në 4 nëntor 2008, Barak Obama fitoi zgjedhjet presidenciale. Në 5 nëntor, një prej kombinimeve fituese të Llotarisë së Illinoisit ishte 6-6-6.
Astronomi afrikano-jugor Daniel du toit sapo kishte përfunduar së dhëni një leksion, me konkluzionin se vdekja mund të na vijë në çdo kohë. Pas leksionit, u ul në një karrike dhe futi në gojë një mente. Fatkeqësisht, ai u mbyt dhe vdiq pikërisht nga ajo karamele.
Gjatë prodhimit të Deux Ex (një video-lojë e nxjerrë në vitin 2000) ekipi zhvillues harroi që të shtojë Kullat Binjake. U dha një shpjegim brenda lojës: ndërtesat ishin shembur nga një sulm terrorist.
Vrasja e Dukës Franc Ferdinand ishte shkëndija që ndezi Luftën e Parë Botërore. Ai u godit për vdekje në një makinë që kishte targën A III 118. Lufta mori fund me një armëpushim në 11-11-18, në orën 11.
Në vitin 2002, një finlandez 70-vjeçar u godit nga një kamion teksa përpiqej të kalonte autostradën me biçikletë, dhe vdiq. Dy orë më vonë, binjaku i tij identik gjeti vdekjen në të njëjtat rrethana, më pak se një milje më poshtë të njëjtës autostradë.
Në vitin 1883, Henry Ziegland la të dashurën. Zemërthyer, ajo vari veten. I vëllai u betua të hakmerret dhe u vu në kërkim të Ziegland. Kur më në fund e gjeti, vuri në shënjestër kokën e tij dhe qëlloi. Ziegland ra përtokë. Vëllai i vajzës, duke besuar se ishte hakmarrë, kreu vetëvrasje me të njëjtën armë. Ai nuk e dinte që Ziegland do të mbijetonte, sepse plumbi vetëm sa i kishte gërvishtur faqen dhe kishte hyrë në një pemë aty pranë.
Shumë vite më vonë, Ziegland u përpoq të presë pikërisht atë pemë. Ai pati idenë brilante të përdorimit të dinamitit. Shpërthimi e çoi plumbin drejt e në kokën e tij.
Në vitin 1838, Edgar Allan Poe botoi “Rrëfimin e Arthur Gordon Pym të Nantuketit”. Romani përfshin rrëfimin për katër burra të mbetur në mes të detit, pasi mbytet anija e tyre. Të dëshpëruar, ata vrasin dhe hanë një djalë të quajtur Richard Parker. 46 vjet më vonë, një anije e quajtur Mignonette pësoi të njëjtin fat. Katër të mbijetuarit vranë dhe hënrën djalin e kabinës, që quhej Richard Parker.
Samuel Clemens, ose Mark Tuein lindi në vitin 1835, pak kohë pas shfaqjes së Kometës Hallej. Më vonë gjatë jetës, ai parashikoi se do të vdiste kur të rikthehej kometa. Në vitin 1910, një ditë pasi kometa Hallej u shfaq më e shndërritshme se kurrë, Mark Tueini vdiq nga një atak në zemër. Ndoshta Tueini e konsideronte një lajmëtare të vdekjes. Nëse ishte kështu, kishte arsye të fortë. Në vitin 1222, teksa Kometa kalonte mbi tokë, u duk se po ecte drejt perëndimit. Në atë kohë Genghis Khani po përgatitej për pushtimin e tij. Duke besuar se ishte një shenjë, ai marshoi edhe drejt perëndimit, duke vrarë miliona vetë.
Një francez i quajtur Zhan Mari Dubari u ekzekutua për vrasjen e të atit në 13 shkurt 1746. Njëqind vjet më vonë, në 13 shkurt, një tjetër person u ekzekutua për atëvrasje. Emri i tij? Zhan Mari Dubari.
Mbreti Umberto I i Italisë po darkonte në një restorant në qytetin e Monzës, në 28 korrik 1900. Për befasinë e tij, ai pa që pronari i restorantit ngjante fiks si ai dhe kishte emrin Umberto. Po kështu bashkëshortet e tyre kishin të njëjtët emra dhe restoranti ishte hapur të njëjtën ditë me kurorëzimin e mbretit Umberto. Ditën tjetër të dy Umbertot u qëlluan për vdekje në incidente që nuk kishin lidhje mes tyre.
Në 26 nëntor 1911, tre burra u dënuan për vrasjen e Sir Edmund Berry dhe u varën menjëherë në Greenberry Hill në Londër. Emrat e tyre ishin Green, Berry dhe Hill./bota.al

Related

Kuriozitete 5882227824279458706

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item