6 gjërat që përcaktojnë se sa gjatë do të jetoni

Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë disa rezultate të mënyrës së jetesës që përcaktojnë rrezikshmërinë e vdekjes, bazuar në veset e k...

Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë disa rezultate të mënyrës së jetesës që përcaktojnë rrezikshmërinë e vdekjes, bazuar në veset e këqija.
Mënyra e jetesës është përgjegjëse për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, që nga kanceri deri te sëmundjet e zemrës.
Sot, shkencëtarët australianë po nxjerrin në pah disa prova që më parë nuk konsideroheshin dhe aq shumë si faktorë me rrezikshmëri të lartë, si qëndrimi ulur për kohë të gjatë.
Në një studim 6-vjeçar të publikuar në fund të vitit 2015 në të përditshmen PLOS Medicine, kërkuesit morën nën studim 231 mijë të rritur australianë të moshës 45 vjeç e lart.
Dhe rezultatet e këtij studimi ishin se 6 faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë tuaj janë: Duhanpirja, përdorimi i alkoolit, mënyra e të ngrënit, mosaktiviteti fizik, jeta sedementare dhe gjumi.
Ajo që ishte interesante ishte fakti që kohëzgjatja e shkurtër e gjumit kishte më pak efekt negative tek rrezikshmëria e vdekjes se sa gjumi i fjetur për një kohë të gjatë.
Edhe pse ky rast është akoma i paditur mirë, autorët e studimit shkruajnë se ka mundësi qëkohëzgjatja e lartë e gjumit lidhet me sëmundje të tilla si lodhje apo depresion.
Nga ana tjetër, edhe të qëndruarit ulur, pra jeta sedentare, për një kohë të gjatë ka një efekt të vogël, por kur të gjitha këto kombinohen bashkë, si gjumi për një kohë të gjatë, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë apo mungesa e të bërit ushtrime, impakti ishte shumë i madh.
“Kjo është veçanërisht e dëmshme për ata që qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, dhe që fizikisht janë jo aktivë,” shkruajnë autorët./Time/Tirana Observer/

Related

Shëndet & estetikë 2447231652789212188

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item