43-vjeçarja vdes pasi qëndroi e bllokuar një muaj në ashensor: Si nuk e kërkoi askush?

Një grua kineze 43-vjeçare ka ndërruar jetë në ashensor pasi kishte qëndruar e bllokuar atje për një muaj. Gruaja kishte ngelur në a...


Një grua kineze 43-vjeçare ka ndërruar jetë në ashensor pasi kishte qëndruar e bllokuar atje për një muaj.
Gruaja kishte ngelur në ashensorin e një pallati që ishte në mirëmbajtje në 30 janar dhe është gjetur vetëm një muaj më pas.
Ky lajm ka tronditur opinionin publik në Kinë. Sipas BBC-së, incidenti sjell sërish në vëmendje shqetësimin për standardet e sigurisë në Kinë. Gjithashtu, ngjall diskutime për çështje që variojnë nga gratë që jetojnë të vetme deri tek kujdesi për personat me probleme mendore.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se ashensori në një bllok apartamentesh në qytetin e Zhejiang u nxor jashtë funksionit nga dy punonjës të mirëmbajtjes më 30 janar, ndërsa trupi i gruas u zbulua më 1 mars.
Ndërsa, përdoruesit e rrjeteve sociale vënë në dukje sa do të ketë vuajtur gruaja duke qenë e mbyllur në ashensor derisa ka vdekur.
Ndërsa të tjerë ngrënë pikëpyetje sesi është e mundur që askush nuk kishte kërkuar për të.


Related

Kronika 5989811328729270903

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item