15 vjecarja gjermane me lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik

Një 15 vjecare gjermane, me origjinë nga Maroku, po dyshohet për lidhje të mundshme me shtetin islamik. Adoleshntja u arrestua nga aut...


Një 15 vjecare gjermane, me origjinë nga Maroku, po dyshohet për lidhje të mundshme me shtetin islamik. Adoleshntja u arrestua nga autoritet pasi plagosi javën e kaluar një oficer policie në Hanover. Prokurorët gjermanë dyshojnë se vajza është radikalizuar pas një udhëtimi në zonat në afërsi të kufirit turko sirian.
Prokurorët gjermanë, të cilët po hetojnë një vajzë 15-vjeçare pasi plagosi një oficer policie javën e kaluar në Hanover, dyshojnë se adoleshentja mund të ketë lidhje me militanët e shtetit islmaik.
Në një deklaratë për revistën gjermane, një zëdhënës i prokurorisë deklaroi se tashmë hetimet janë përqëndruar në një prapavijë të mundshme politike të sulmit, por ka refuzuar të komentojë një sfond terrorist të ngjarjes apo për lidhje të mundshme mes 15 vjecares dhe militantëve ekstremistë.
“Gjatë hetimeve tona kemi zbuluar se ajo ka udhëtuar vetëm një herë jashtë vendit, megjithatë, ende nuk kemi indikacione konkrete nëse ajo mund të ketë qenë në zonat e konfliktit në Siri.
Këto janë spekulime të pastra, dekalroi Thomas Klinge, duke shtuar se hetimet do të marrin një kohë të gjatë dhe madje kërkohet edhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Vajza u arrestua menjëherë sapo plagosi në qafë policin dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Sipas të dhënave, 15 vjecarja ka pasaportë gjermane dhe origjinë marokene. Prokurorët gjermanë se vajza është radikalizuar pas një udhëtimi në zonat në afërsi të kufirit turko sirian.

--------------------------------------------

VIDEO:
165 Likes6,576 views
1 Like390 views

Related

Botë 194266710600257209

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item