Ziadin Sela: Kjo ishte shuplaka e radhës për BDI-në dhe VMRO-në!

Ziadin Sela,  kryetari i LR-PDSH-së  ka mbështetur qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për prolongimin e zgjedhjeve. Ja çka ka shkruar ai në...


Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së ka mbështetur qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së për prolongimin e zgjedhjeve. Ja çka ka shkruar ai në Facebook:

Pas deklaratës së fundit nga ana e ambasadorit të ShBA-ve në Shkup, z. Jess Baily , e ndarë edhe me ambasadorin e BE në Maqedoni z. Aivo Orav, se data 24 Prill për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni është e pamundur për tu bërë realitet, shprehim mbështetjen tonë të plotë e të fuqishme në të njëjtin drejtim.
Ambasadori Baily , shprehu pikërisht çështjet ku kanë ngecur në provim BDI dhe VMRO, rregullimi i mediave dhe pastrimi i listave.
Vazhdimisht kemi qenë të mendimit se kushtet janë më të rëndësishme se sa datat e zgjedhjeve.
Kjo ishte shuplaka e radhës për ata të cilët u shkonte nëpër mend se mund të zhvillohen zgjedhje pavarësisht kushteve dhe vullnetit të sovranit.
Tani, presioni nuk duhet ulur , por duhet rritur mbi qeverinë , KShZ, gjykatat dhe të gjitha institucionet e aktorët tjerë politikë, në mënyrë që zgjedhjet të mund të zhvillohen sipas standardeve dhe agonia nga ky pushtet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!/Ziadin Sela


Related

Maqedoni 815199337976469080

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item