VV: Qeveria me "aparat represiv" tenton ta ndalë opozitën

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në zyrën e Grupit të saj Parlamentar në Kuvend "është arrestuar...


Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në zyrën e Grupit të saj Parlamentar në Kuvend "është arrestuar nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti".
Dërguti vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
"Qeveritarët, përmes aparatit të tyre represiv, po tentojnë që ta ndalin opozitën. Ne do të vazhdojmë protestën tonë deri në realizimin e kërkesave tona", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Në zyrën e Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend, u arrestua Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së...
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, February 24, 2016

 Dërguti dyshohet se ka hedhur të mërkurën gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pas një pauze të shkurtër, mbledhja ka vazhduar në një hapësirë tjetër të Kuvendit dhe është vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës të mbahet të premten./rel

Related

Lajme 1477843179345891517

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item