Vjena, qyteti më i mirë për të jetuar, Tirana në vend të 179 nga 230 qytete në listë

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha qytetet e tjera në botë, ndërsa Bagdadi i Irakut përs...



Vjena, kryeqyteti i Austrisë, ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha qytetet e tjera në botë, ndërsa Bagdadi i Irakut përsëri ndodhet në fund të listës që ka përpiluar firma konsulente Mercer, me seli në SHBA.
Tirana renditet në vend të 179 nga 230 qytete që gjenden në listë. Vlerësimi i 230 qyteteve është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit, rekreacionit dhe transportit. Popullsia 1.7 milionëshe e Vjenës përfiton nga kultura e kafeneve dhe muzeve të qytetit, teatrot dhe operat.
Qiratë dhe shpenzimet e transportit publik në qytet – arkitektura e të cilit karakterizohet me të kaluarën e tij si qendër e perandorisë së Habsburgëve – janë të lira, krahasuar me kryeqytetet tjera perëndimore.
Zyrihu i Zvicrës, Auklandi i Zelandës së Re, Mynihu i Gjermanisë dhe Vankuveri i Kanadasë pasojnë Vjenën, e cila zë pozitën më të mirë për të shtatën herë me radhë. Bagdadi përsëri është në fund të listës, pasi dhuna sektare në qytet vazhdon që nga pushtimi amerikan më 2003.

Related

Top Lajm 3375079616180098139

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item