(VIDEO) LIDERËT ME QËNDRIME TË NDRYSHME PAS SHTYRJES SË ZGJEDHJEVE

Pasi Kuvendi votoi shfuqizimin e vetëshpërbërjes së Kuvendit, krerët VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shpalosën qëndrimet e tyre para qytetar...


Pasi Kuvendi votoi shfuqizimin e vetëshpërbërjes së Kuvendit, krerët VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shpalosën qëndrimet e tyre para qytetarëve lidhur me arritjen e marrëveshjes. Para mediave i pari doli kryetari i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, sipas të cilit, me vendimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, pas gjitha gënjeshtrave, inatosjeve dhe fshehjeve me ditë nga opinioni, Nikolla Gruevski pranoi përgjegjësinë e tij personal se “nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike
“Gruevski dëshiroi ta fus Maqedoninë në një izolim të thellë ndërkombëtar. Me të vetmin qëllim shpëtimin e tij. Gruevski nuk mund ta mbaj peng Maqedoninë. Vetëm një orë më parë ata thoshin se nuk lëvizin nga data 24 prill. Asgjë nuk varet nga Gruevski, ai është e kaluara për Maqedoninë. Në Maqedoni do të ketë zgjedhje ku të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ndryshimet vijnë në zgjedhje të lira në të cilat do të fitojnë qytetarët”, tha Zaev.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në  paraqitjen e tij deklaroi se vendosën të shkojnë në zgjedhje më 5 qershor, jo për ti plotësuar dëshirën LSDM-së por prë të mos u keqpërdorur nga keqdashësit e Maqedonisë. Ai po ashtu tha se edhe Ali Ahmeti i ka premtuar se nuk do të ketë shtyrje tjetër të zgjedhjeve.
“Morëm besimin e plotë të Ali Ahmetit se mbështesin 5 qershorin si datë për zgjedhje me ose pa LSDM-në. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimiteti i popullit dhe në asnjë mënyrë tjetër. E dëgjova Zaevin i cili tha se asgjë nuk varet nga Nikolla Gruevski, që nënkupton se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj Zaev, merr guximin dhe të ballafaqohemi në zgjedhje”, tha Gruevski.
Ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti shtyrjen e  datës së zgjedhjeve e ka komentuar vetëm në Facebook. Ai e ka lidhur 5 qershorin me themelimin e BDI-së dhe i ka ftuar qytetarët për mbështetje.
“Ky përvjetor i joni më 5 qershor do të jetë i veçantë sepse vjen në rrethana shumë sfiduese, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të na gjej të pregaditur dhe të bashkuar për ta vijuar rrugën dhe misionin tonë”, ka shkruar Ahmeti.
Pas arritjes së marrëveshjes për shtyrjen zgjedhjeve të caktuara më 24 prilli, ata tani do të duhet të mbahen më 5 qershor ndërsa Kuvendi do të shpërbëhet më 7 prill.
Mefail Ismaili /SHENJA/

Liderët me qëndrime të ndryshme pas shtyrjes së... by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 451949109950691230

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item