(VIDEO) Këshilli Opozitar: Bashkimi i opozitës shqiptare, detyrim kombëtar

Shqiptarët të jenë të barabartë dhe shtetformues në Maqedoni përmes ndryshimit të kushtetutës, zhvillim ekonomik dhe social të shqip...


Shqiptarët të jenë të barabartë dhe shtetformues në Maqedoni përmes ndryshimit të kushtetutës, zhvillim ekonomik dhe social të shqiptarëve, rishqyrtim i të gjitha rasteve të montuara politike, ndarje e re territoriale, ligji i veçantë për veteranët e luftës. Këto janë disa nga pikat e Platformës së Këshillit Opozitar. Rifat Halili nga Këshilli Opozitar tha se platforma në esencë është agjenda dhe programi në bazë të të cilit të gjitha subjektet opozitare do të ndërtonin një program politik me të cilin do të kërkonin besimin e popullatës shqiptare në zgjedhjet e 5 qershorit.
“Ne gjendemi para një falimentimi i cili falimentim kombëtar është si imponim i përfaqësuesve politik shqiptarë deri tani në Maqedoni. Andaj në kuptim e fjalës ne i bëjmë apel, partive opozitare shqiptare, por edhe subjekteve tjera opozitare në ditët në vijim të deklarohen për platformën e Këshillit dhe gjithashtu të japin mendimet, sugjerimet dhe idetë e veta dhe ne presim që definitivisht edhe ata të aderojnë dhe ti bashkohen Këshillit Opozitar”, deklaroi pwr TV Shenja, Rifat Alili nga Kwshilli Opozitar.


Ai tha se shqiptarët duhet të kyçn drejtpërsëdrejti në zgjedhjen e çështjes së emrit, pasi emir i shtetit i tangon të gjithë popullatës dhe vetëm një etnie.
“Pra në atë platformë në mënyrë taksative janë të numëruara të gjitha brengat që i ka populli shqiptarë në Maqedoni dhe brenga më e fundit është ajo: pjesëmarrja e drejtpërdrejt e shqiptarëve në çështjen e emrit me konstatim se emri nuk është çështje etnike e këtij shteti, emri i shteti të Maqedonisë por është çështje shtetërore dhe shqiptarët në atë çështje duhet të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Halili.
Halili tha se nëse qëllimi dhe idealet e opozitës janë të përbashkët atëherë nuk ka asnjë forcë e cila mund ta ndërpret opozitën shqiptare që të del e bashkuar më 5 qershor.
Enis Murtezi /SHENJA/

Keshilli opozitar by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 6106960238151442733

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item