(VIDEO) JA SI U ARRTI MARRËVESHJA PËR DATËN E ZGJEDHJEVE

Pas negociatave intensive dhe presionit të treshes së eurodeputetëve dhe ambasadorit amerikan Xhas Bejlli, katër liderët politik,  Nik...


Pas negociatave intensive dhe presionit të treshes së eurodeputetëve dhe ambasadorit amerikan Xhas Bejlli, katër liderët politik,  Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, u dhanë dritën jeshile deputetëve të tyre që në Kuvend të votojnë për shfuqizimin e shpërbërjes së Kuvendit. Pas orës 22:00 mediat u njoftuan se kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka caktuar seancë për në orën 23:30, në të cilën deputetët do të votojnë për shfuqizimin e vendimit të shpërbërjes së kuvendit, i cili hynte në fuqi pas orës 24:00.
Me fillim të seancës plenare, në diskutime procedurale, u përplasën koordinatorët e grupeve parlamentare. Goran Sugarevski nga LSDM, tha se kjo është edhe një disfatë e kryeministrit Gruevski, ndërsa sipas Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE, është turp i madh për LSDM-në ikja nga zgjedhjet dhe ballafaqimi me popullin.
“Kjo është edhe një disfatë e Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevski për katër ditë rresht nuk e pa të udhës që të paraqitet para qytetarëve. Pa listë të pastruar zgjedhore dhe pa reforma në media nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.LSDM-ja nuk do të merr pjesë në votimin për shlyerjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit”, tha Goran Sugarevski nga LSDM.
“Turpii vetëmi një partie politike dhe një politikani është që të ikë nga zgjedhjet. Gëzoheni që po ikni nga zgjedhjet, por nga populli nuk do mund të ikni. Populli do e kthej dinjitetin e këtij shteti. Më 5 qershor me ju apo pa ju qytetarët e RM-së do ta zgjedhin kuvendin e ri, ndërsa ju vazhdoni me politikën tuajdestructive”, deklaroi Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE.
Ndërsa Talat Xhaferri nga BDI, tha se ata kanë për partner popullin dhe respektojnë qëndrimet e faktorit ndërkombëtar.
“Më 5 qershor fituat datë për zgjedhje, partner i ynë janë qytetarët, votuesit dhe faktori ndërkombëtarë. Nuk kemi nevojë të turpërohemi sepse marrëveshjen e arritur nga katër liderët e kishim për obligim ta shndërrojmë në obligim kuvendor”, tha Talat Xhaferri nga BDI.
Pas akuzave të ashpra, mes pushtetit dhe opozitës, me 83 vota pro dhe 3 kundër Kuvendi anuloi vendimin për vetë-shpërbërje i cili paraprakisht u soll më 18 janar. Por me propozim të deputetëve Zoran Ilijovski nga VMRO-DPMNE dhe Xhevat Ademi nga BDI, Kuvendi votoi edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Me 73 vota pro, asnjë kundër, dhe 7 abstenime, Kuvendi votoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor të këtij viti. Për datën e re votuan deputetët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Ndërsa deputetët e PDSH-së votuan të abstenuar. Ata për Televizionin SHENJA thanë se janë të përmbajtur për datën e zgjedhjeve pasi për këtë çështje nuk është arritur marrëveshje mes palëve gjatë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Deputetët e LSDM-së, edhe pse ishin prezent në sallën, ata nuk kanë marrë pjesë gjatë votimeve.
Mefail Ismaili /SHENJA/

Ja si u arrti marrëveshja për datën e zgjedhjeve by tvshenjaofficial

Related

Maqedoni 7651468996606298700

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item