Vëllai i Komandant Malishevës: çfarë më tha Ali Ahmeti

Azir Krasniqi, familjari i Muhamed Krasniqit, komandant Malisheva kishte ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të ...


Azir Krasniqi, familjari i Muhamed Krasniqit, komandant Malisheva kishte ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të grupit të Kumanovës, por sikur të gjithë të tjerëve edhe ati nuk i është lejuar që të prezantoj në seancën që po mbahet kundër pjesëtarëve të tyre të familjes. Krasniqi deklaroi se aspak nuk beson në drejtësinë në Maqedoni. “Ne nuk besojmë në drejtësinë e Maqedonisë, sepse këto janë raste të montuara, ashtu si të tjerat deri më tani në Maqedoni. Si familjar që në fillim kemi kërkuar hetim ndërkombëtarë të këtij rasti në mënyrë që e drejta të dal në shesh. Po e shihni edhe ju vet se çfarë po ndodh këtu para gjykatës, ku nuk na lejohet të marrim pjesë në seancë gjyqësore”, tha për “Lajm”, vëllai i Komandant Malishevës, Azir Krasniqi.
Ai thotë se si familjarë kanë biseduar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe me ministrin e drejtësisë, Adnan Jashari.
“Kemi bisedu edhe me Alin edhe me Adnanin. Thonë nuk kemi qasje në këtë punë, politika nuk mund të përzihet. Po pse jeni atëherë në pushtet, çka bëni aty, pse rrini? Ne e dimë se ky rast ëhstë i montum prej politikës, si gjitha rastet tjera kundër shqiptarëve në Maqedoni. Nuk po kërkoj të ma lirojnë vëllain, por po kërkoj drejtësi. Nëse funksionon drejtësia ai do të lirohet sepse do të del në shesh se është rast i montum”, shton Hazir Krasniqi.
Ai ëhstë i pakënaqur edhe nga sjellja e institucioneve kosovare lidhur me fatin e të arrestuarëve në Kumanovë.
“Kemi kërku sqarim prej presidentes, kryeministrit, kryeparlamentarit, por ata vetëm heshtin. Nuk thojnë asgjë”, thekson Hazir Krasniqi, në deklaratën për gazetën “Lajm”.

Related

Maqedoni 8415422078031388538

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item