Ushqimet që ndihmojnë trurin të jetë në formë

Shëndeti mendor është komponenti i dytë më i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Me plakjen njerëzit mund të përjetojnë një seri p...

Shëndeti mendor është komponenti i dytë më i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Me plakjen njerëzit mund të përjetojnë një seri problemesh të natyrës konjitive, që nga ulja e të menduarit kritik tek skleroza apo sëmundja e Alzaimer.

Në një artikull të revistës Food Techonology (Teknologjia e Ushqimit), redaktorja Linda Milo Ohr shkruan rreth tetë përbërësve, të cilët mund ta mbajnë trurin tonë në formë.
Fara e kakaos:
Farat e kakaos mendohet se ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Gjithashtu studime të fundit kanë treguar një lidhje të kakaos në përmirësimin e memories. Studimi tregon se farat e kakaos mund të përmirësojnë funksionin e një pjese specifike të trurit, të quajtur dentae gyrus, e cila lidhet me memorien me kalimin e moshës (Brickman, 2014).
Acidet Yndyrore Omega 3:
Acidet Yndyrore Omega 3 prej kohësh kanë treguar kontributin e madh që japin në lidhje me shëndetin e zemrës, por tani mendohet se luajnë një rol edhe në shëndetin konjitiv. Një studim i kryer tek minjtë tregoi se omega-3 polyunsaturated (e cila është zakonisht e natyrës bimore), kishte ndikim në memorien e njohjes së objekteve (rikujtimi në mënyrë të vetëdijshme, si faktet apo dija). Ushqimet e pasura me Omega-3 janë Salmoni, farat e linit dhe fara e zezë.
Arrat:
Një dietë e pasur me arra mund të ketë efekte pozitive, në uljen e rriskut apo në zvogëlimin e avancimit të sëmundjes së Alzheimer (Muthaiyah, 2014).
Magnezi:
Suplementet e magnezit shpesh rekomandohen për ato që kanë pësuar tronditje serioze. Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë avokadon, farat e sojës, banane dhe çokollata e zezë.
Boronica:
Boronicat njihet për përbërjen e tyre të lartë me antioksidantë dhe anti-inflamatorë të cilat rrisin përqendrimin e lartë të anthocyaninis, një përbërës që rrit cilësinë e ushqimit, duke promovuar një jetesë të shëndetshme. Konsumi i moderuar i boronicave mund të ofrojë të mira neurokonjitive si rritja e sinjaleve nervore në qendrën e trurit.

Related

Shëndet & estetikë 8298651413926698737

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item