U mashtrua nga Denada Sadedini, e reja tenton të vetëvritet

Denada Sadedini do të dalë para Gjykatës së Tiranë pasi akuzohet për mashtrimin e disa të rinjve të cilët aspironin karrierë në fushën...


Denada Sadedini do të dalë para Gjykatës së Tiranë pasi akuzohet për mashtrimin e disa të rinjve të cilët aspironin karrierë në fushën e modelingut. Denada Melania Sadedini prezantohej si producente dhe organizatore e “Miss&Mister Beauty Albania”. Ajo pretendonte se “ka të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në shumë evente ndërkombëtare”.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas tre denoncimeve të ndryshme, ku të rinjtë deklaronin se i kishin paguar Sadedinit nga 2 500 deri në 4 000 euro për t’i dërguar në konkurse ndërkombëtare bukurie.
Rasti më tipik është nga një vajzë e cila i kishte paguar 2 500 euro Sadedinit. Vajza me iniciale E.E., ka deklaruar në Policisë se pasi mësoi se kishte rënë pre e një mashtrimi ka tentuar të vrasë veten, raporton Panorama.
Babai i saj, A.E., i marrë në pyetje nga Policia ka deklaruar se, Denada Sadedini i kishte premtuar vajzës së tij E.E., se duhet të paguante 2500 euro për të shkuar në Kinë ku, E.E do të fitonte një shumë prej 10 000 eurosh dhe do të promovohej. Fillimisht babai i vajzës i ka dhënë  1000 euro Denadës. Me pas ai i ka dhënë njëherë 500 euro dhe më pas dhe 1000 euro të tjera (gjithsej 2500 euro).
Pasi ka marrë paratë, Denada është zhdukur dhe nuk e ka çuar në Kinë shtetasen E.E.. Në tetor A.E., e kuptoi se Denada e kishte mashtruar, pasi sipas tij ajo të njëjtjën gjë kishte bërë edhe me persona të tjerë. Duke u gjendur para një mashtrimi dhe për shkak të gjendjes së krijuar nga mashtrimi i Denades, shtetesja E.E., ka tentuar që të vrasë veten.
Dy denoncime të tjera janë bërë gjatë muajit shkurt të këtij viti, përkatësisht më 12 dhe 15 shkurt. Sipas këtyre denoncimeve, Sadedini u kishte premtuar dy të rinjve se do t’i dërgonte në Kinë dhe Turqi por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë por vetëm u ka marrë paratë.

Related

Kronika 3819176921411062034

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item