Trump kundër gjithë botës: Bojkotoni Apple

Miliarderi dhe kandidati për president, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë kundrejt Apple INC. Ai ka ftuar amerikanët që...


Miliarderi dhe kandidati për president, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të pazakontë kundrejt Apple INC. Ai ka ftuar amerikanët që ta bojkotojnë atë, pasi ka refuzuar kërkesën e FBI për çbllokimin e I-Phone të një atentatori.
“Bojkotoni Apple, deri sa të tregojë fjalëkalimin,” tha Trump, të premten gjatë fushatës në South Carolina. Ai ka kritikuar edhe shefin e Apple, Tim Cook, përcjell botasot.info nga mediat amerikane.
Trumpi përdor Apple dhe Samsung, por mbase edhe për pak kohë.
Përgjigja negative e Tim Cook
“Kemi sigurisht një respekt të madh për profesionistët e FBI dhe punën e tyre, duke besuar në qëllimet e tyre pozitive. Deri në këtë pikë kemi bërë gjithçka kemi mundur brenda ligjit për ti ndihmuar. Por tashme qeveria na ka kërkuar diçka që ne nuk e kemi dhe e konsiderojmë shumë të rrezikshme për ta krijuar. Na kanë kërkuar të krijojmë një derë të pasme për iPhone” tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple./Bota sot

Related

Bota 2175284232048629638

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item