Trend i ri në Kuvend?! “Gishti i mesëm” i Pishevit edhe në komisionin për arsim

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev, nuk arriti t’i fshehë emocionet në seancën e djeshme, kur Ilija Dimovski tha se 5 qershori ësht...


Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev, nuk arriti t’i fshehë emocionet në seancën e djeshme, kur Ilija Dimovski tha se 5 qershori është data e re për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjesti i deputetit Pishev ishte shfaqja e dy gishtërinjve të mesëm drejtuar opozitës.
Ky gjest i Pishevit ishte temë e debatit në Komisionin për arsim. Në vend se për amendamentet për Universitetin Damjan Gruev, deputetët diskutuan për sjelljen e deputetit nga radhët e partisë në pushtet. Goran Sugarevski i LSDM-së, duke treguar fotografi, deputetëve të VMRO-DPMNE-së u kërkoi përgjegjësi për këtë gjest të bashkëpartiakut të tyre. Por përderisa Sugarevski ishte duke i treguar fotografitë, Pishevi harroi që gjendej në sallën e komisionit dhe në një moment iu drejtua atij me një gjest të ri.
“Këto fotografi janë turp për Kuvendin dhe për ju dhe prandaj sot dua me ju të zhvilloj debat. Dilni në foltore dhe thoni se edhe këto fotografi janë të prera, të ngjitura, të montuara dhe të keqpërdorura”, u shpreh Goran Sugareski, Deputet i LSDM.
Tensione, akuza dhe nervozizëm në sallën e Kuvendit. Në foltore u paraqit edhe deputeti Pishev, i cili nuk i pranoi akuzat e LSDM-së, me arsyetimin se gjesti i tij ishte në drejtim të luajtjes së zhanrit rep.
“Aty unë shihem se si luaj rep. Kjo është njëjtë sikur të shkoni në një diskotekë për të luajtur një model të ri të repit. Duhet me gishta të bëni kështu… dhe unë nuk shoh asgjë kontestuese”, tha Vasil Pishev.
Situatën u përpoq ta qetësonte zëvendës – koordinatori i VMRO-DPMNE-së Zoran Ilioski, i cili bëri thirrje për qetësi dhe për sjellje të përgjegjshme të deputetëve në sallën parlamentare.

Related

Maqedoni 3406319964232036718

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item