Thiago Silva rrëfehet: Gjermania më futi në depresion

Aventura zhgënjyese në Botërorin e 2014-ës, me atë humbje të bujshme 7-1 të pësuar në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, ka lënë pasoja t...


Aventura zhgënjyese në Botërorin e 2014-ës, me atë humbje të bujshme 7-1 të pësuar në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, ka lënë pasoja te Thiago Silva, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë pas asaj mbrëmjeje, në aspektin personal. “Po, ka qenë një moment i vështirë, – ka thënë mbrojtësi i PSG për Canal+. – Presidenti Al Khelaifi më ka dhënë shumë këshilla, më ka thënë ‘ti je mbrojtësi më i mirë në botë, por duhet të punosh akoma’”.
“Unë ju përgjigja: ‘President, unë punoj gjithmonë, por nuk e di çfarë po më ndodh, kam një problem’”. Për momentin, Thiago Silva, e ka humbur vendin te kombëtarja e Brazilit: “Nuk e di se çfarë po ndodh me saktësi, – ka pranuar ish-mbrojtësi i Milan. – Edhe pse ndihem fajtor për të atë humbje me Gjermaninë sepse kam qenë i skualifikuar, më duket se të gjithë harrojnë se unë nuk kam luajtur në atë ndeshje…”.

Related

Sport 657807525422258921

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item