Tensione mes SHBA-ve dhe Rusisë, amerikanët: Ja ku do t’iu godasim!

Tensioni mes SHBA-së dhe Rusisë është në qiell dhe asnjë nga palët nuk po bën asgjë për ta ulur. Tensione të larta ka pasur mes SH...

Tensioni mes SHBA-së dhe Rusisë është në qiell dhe asnjë nga palët nuk po bën asgjë për ta ulur.


Tensione të larta ka pasur mes SHBA-ce dhe Rusisë. Ndërsa pas deklaratës së djeshme të gjeneralit Phillip Breedlove, është Pentagoni ai që ka reaguar duke shtuar presionin dhe kërcënimet.
 
“Rusia ka zgjedhur të jetë një kundërshtar i yni dhe përbën një kërcënim afatgjatë për SHBA-në. Duhet të rindërtojmë fuqinë tonë në Europë për t’u përballur me agresionin rus”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.
 
Më tej në deklaratë vijohet, “paguajmë 20 vite zgjedhjesh të gabuara diplomatike. Epoka ku mendonim se Rusia mund të ishte një aleat i besueshëm toni ka mbaruar. Kjo nuk është ende një Luftë e Ftohtë, por duhet të jemi gati për t’iu përgjigjur në çdo rasto me forcë çdo lloj krize që mund të shpërthejë në Europë për shkak të Kremlinit”, deklaron Pentagoni.
 
“Duhet të rivendosim inteligjencën tonë në Europë. Nëse do të nisë një luftë duhet të kalojmë shpejt në kundërsulm. Kaliningradi do të jetë pika e parë ku do të godasim. Ajo është enklava ruse mes Polonisë dhe Lituanisë që për ta është një fortesë, pikë strategjike. Me forcat aktuale nuk mund t’i godasim fuqishëm, ndaj duhet rritur niveli i forcave tona në Europë”, përfundon deklarata e Pentagonit. 

Related

Top Lajm 2091220542194545572

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item