Siri, OKB: 300 mijë sirianë mund të bllokohen në Aleppo

Qindra mijëra civilë mund të mbeten pa qasje ndaj ndihmave ushqimore, nëse forcat e qeverisë siriane do të rrethojnë pjesë të qytetit të...


Qindra mijëra civilë mund të mbeten pa qasje ndaj ndihmave ushqimore, nëse forcat e qeverisë siriane do të rrethojnë pjesë të qytetit të Aleppos të kontrolluara nga rebelët. Paralajmërimi vjen nga Kombet e Bashkuara këtë të martë, duke shtuar edhe frikën e një fluksi të ri masiv refugjatësh prej sulmeve të mbështetura edhe nga rusët.

Forcat besnike të Assadit, të mbështetura si nga sulmet ajrore të Moskës, ashtu edhe nga luftëtarë iranianë dhe libanezë - të Hezbollahut, - kanë nisur një ofensivë masive në periferitë e Aleppos, një qytet që rezulton i ndarë mes qeveritarëve dhe rebelëve prej vitesh gjatë periudhës së luftës civile.

Sulmi për të rrethuar Aleppon, dikur qyteti më i madh sirian me dy milionë banorë, konsiderohet si një prej kthesave më të rëndësishme të luftës civile 5-vjeçare, gjatë së cilës kanë mbetur të vdekur 250 mijë njerëz dhe rreth 11 milionë të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Që prej javës së kaluar, luftimet kanë mbytur edhe përpjekjen e parë të bisedimeve për paqe, e para herë pas dy vitesh, si dhe detyroi luftëtarët rebelë të deklaronin se po rrezikonin të humbisnin bazën e tyre të fuqishme veriore.

Gjithsesi, Kombet e Bashkuara mbeten të shqetësuara se, në rast të një avancimi të mëtejshëm të forcave qeveritare do të bllokohej edhe lidhja e fundit me civilët në pjesët e kontrolluara prej rebelëve në Aleppo, pikërisht ajo me kufirin turk që ka shërbyer prej një kohe të gjatë si jetike për territoret e kontrolluara prej kryengritësve.

“Një ofensivë e tillë do të linte rreth 300 mijë persona, që banojnë ende në qytet, pa qasje ndaj ndihmave humanitare, të paktën derisa aksesi në këtë kryqëzim të negociohet mes palëve kundërshtare”, bëri të ditur zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, përmes një buletini të konsideruar të nevojës urgjente.

Nëse avancimet e forcave qytetare përreth qytetit do të vazhdojnë, sipas buletinit thuhet se “këshilltarët lokalë në qytet përllogarisin se rreth 100-150 mijë civilë mund të shpërngulen”.

Turqia, deri më tani ka strehuar rreth 2,5 milionë sirianë, apo popullsinë më të madhe të refugjatëve deri më sot, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës i ka mbajtur të mbyllur kufijtë e saj me Sirinë./tch












Related

Top Lajm 2589000048811859073

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item