Si e kam njohur Ornelën, Aldën dhe të vërtetën

Nga Alida Beqiraj Alda Canaj ishte 16 vjec, në vit të dytë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi, kur u qëllua per v...

Nga Alida Beqiraj


Alda Canaj ishte 16 vjec, në vit të dytë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi, kur u qëllua per vdekje së bashku me nënën e saj Mbarime Canaj, nga Marjan Rroku. Në memorjen time e kam fiksuar Aldën si një vajzë të hajthme, simpatike, me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, me flokët e verdhë thuajse gjithmonë të kapura bisht dhe një palë palaceta xhins blu.  Ajo ishte motra e vogël e shoqes sime së klasës, Ornelës. Ne ishim në vit të tretë në fakultet dhe Alda, kur mbarontë mësimin rrinte shpesh me ne, shoqet e së motres, në kafet përballë Filologjikut.
E kam parë Aldën me sy të nxirë, të terrorizuar, në ankth e frikë për familjarët e saj, tek shikonte e tmerruar nga rruga se mos njihte mes njerëzve imazhin e atij që ia kish kthyer jetën në ferr: imazhin e Marjan Rrokut. Nga ana tjetër, Ornela, ndihej e pafuqishme ta shpëtonte të motrën nga kthetrat e një njeriu si ai, të fiksuar, me probleme, që i kishte kërcënuar me jetë të gjithë familjarisht nëse tentonin ta ndanin nga Alda. Ndërruan dy herë shtëpi brenda më pak se dy muajsh, por Ornela thoshte se për shkak të lidhjeve që Marjani kishte si ish punonjës i SHIK, e kishte tepër të thjeshtë t’i rigjente. E ëma nisi ta conte e ta merrte nga shkolla, por edhe kjo lëvizje e tyre nuk u solli shpëtim, derisa ndodhi gjëma që pritej. Pritej, sepse as policia nuk kishte nxjerrë asnjë urdhër mbrojtje, pas shenjave të dhunës në trupin e Aldës apo 5 a 6 denoncimeve në dy komisariate të kryeqytetit. Është e tepërt të tregosh tronditjen në Qytetin Studenti ditën që u mor vesh vrasja apo dhimbjen në familjes Canaj, apo atë që mbeti nga kjo familje.
Në Facebook sot një pjesë e madhe e ish- shokëve të mi të klasës kanë postuar statuse në mbështetje të Ornelës, jo vetëm si detyrim moral ndaj shoqes sonë, por edhe si detyrim ndaj së vërtetës. E gjitha kjo stuhi reagimesh, natyrisht, erdhi pas intervistës së Rrokut tek e “E diela shqiptare”.
Nuk duhet kryqëzuar intervistuesi për shkak se arriti të realizonte këtë intervistë, aq më pak se Mariani pranoi vrasjen e kryer 15 vjet më parë, por tingëllon e tepërt të komentosh si “pendesë” ato që u thanë, apo si të “penduar” Marianin. Fakti që Mariani duket në pamje të parë një djalë normal që mbush sytë me lotë teksa tregon, që ka qenë student ekselence apo që ka një familje e një djalë përtej Oqeanit, nuk mund t’ia heqë statusin e një vrasësi. Derisa ai vazhdon mohon lidhjen me Aldën, kjo të heq po ashtu cdo dëshirë për të gjetur ndonjë grimcë pendese në fjalët e tij.
Ornela dukej shumë e shqetësuar sot, kishte publikuar në facebook sërish prova, fakte. akuza Jo thjesht se iu kthye në kujtesë ngjarja dhe kllapia e atyre muajve pas vrasjes, kur ende nuk besonte se motra dhe e ëma nuk jetonin më. Gjithë lufta që ajo kishte bërë ndër vite për të drejtën, nuk mund të zbeheshin me atë “pendesën” që pa të dielën në televizor. Pjesë e kësaj lufte jemi dhe ne si pjesë e së vërtetës, për Ornelën, Aldën dhe të drejtën.

Related

Opinione 8322163288218422674

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item