Shqiptari masakron me thikë shtetasin grek, arrestohet

Një shqiptar, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë me thikë një 43­-vjeçar grek është marrë në pyetje nga policia në Athinë. Mediat v...

Një shqiptar, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë me thikë një 43­-vjeçar grek është marrë në pyetje nga policia në Athinë. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur orët e para të së shtunës.
Sipas hetuesve grekë, dy burrat dyshohet se janë konfliktuar për shkak të debatit se cila prej taksive të tyre do të qëndronte e para në radhë.
Policia greke bën të ditur se pas debatit, shqiptari ka qëlluar me thikë shtetasin grek duke e lënë të shtrirë për tokë në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg sheshin “Sintagma”.
43-­vjeçari kishte disa goditje me thikë në fyt dhe gjoks, e si pasojë mjekët që mbërritën me ambulancë në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Ndërkohë, policia greke ende nuk ka dhënë identitetin e viktimës dhe të autorit të dyshuar për këtë ngjarje.

Related

Kronika 1728718510166063990

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item