Sela: Skena politike në Maqedoni e mbushur përplot amoralitet

Kryetari i LR PDSH, Ziadin Sela, thotë se Skena politike në Maqedoni është mbushur përplot me amoralitet dhe me njerëz amoral që udhëh...


Kryetari i LR PDSH, Ziadin Sela, thotë se Skena politike në Maqedoni është mbushur përplot me amoralitet dhe me njerëz amoral që udhëheqin politikbërjen, njofton agjencia e lajmeve INA.


“Nuk kam se si ta cilësoj ndryshe pos asaj që është skandaloze. Skena politike në Maqedoni është mbushur përplot me amoralitet dhe me njerëz amoral që udhëheqin politikbërjen, duke u nisur nga strukturat udhëheqëse të shtetit, dhe duke përfunduar  te liderët e partive politike aktuale të cilët zgjedhin vetveten e aspak sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.
Ai thekson se, pas gjithë atyre skandaleve që i dëgjuam në ato bombat e opozitës maqedonase, nuk pati asnjë dorëheqje  për shkaqe morale.
“Kur ke në skenën politike politikan pa moral dhe ndërgjegje, pasojat i ndien qytetari. Apsurdi është që vazhdon amoraliteti  skajshmërisht duke bërë një garë tani me kryqe siç është rasti me vendimin për vendosjen e kryqit në komunën e Butelit, edhe pse shteti me Kushtetutë është sekular dhe nuk duhet të merret me projekte fetare por duhet sa më larg nga feja. Ndokush tani luan rolin e naivit gjoja nuk paska përgjegjësi politike. Mua më shqetësojnë këto lloj vendimesh sepse kanë për qëllim të thellimit të ndarjeve fetare që realisht në Maqedoni nuk ka. Shfrytëzoj rastin të bëj një apel për shqiptarët e tu them që këto projekte kanë për qëllim që shqiptarët ti orientojnë në rrugë që nuk duhet të shkohet, por rruga e shqiptarëve është shkolla dhe dija”, u shpreh ai.

I pyetur për reflektimin e Prokurorise special për zgjedhjet e ardhshme, ku mund të përfshihet edhe ndonjë pjesëtar ose individ nga opozita shqiptare, Ziadin Sela tha:
“Nuk njoh precedencë për përgjegjësi kolektive. Ne jetojmë në këtë system  që është e qartë për qytetarët se është sistem i politizuar i gjyqësisë. Prandaj them se përgjegjësia është individuale e jo kolektive dhe nuk shqetësohem nëse brenda opozitës mund të ketë ndonjë precedencë nga kjo Prokurori. Ne e kemi përshëndetur formimin e kësaj Prokurorie ndër të parët, që në Kuvendin e parë Qendror dhe kemi kërkuar jo vetëm Prokurori special, por kemi kërkuar që në Maqedoni të zbarkojë drejtësia europiane “Euleks” që është forma më e mirë që qytetarëve besimi dhe e drejta tu vendoset në institucionet e drejtësisë në vend.
Gjykatat dhe Prokuroria special krijojnë një mosbesueshmëri sepse gjykatat tani janë në dorë të VMRO-DPMNE-së e dikur këto gjykata kanë qënë në dorë të LSDM-së, por problem real është që ndaj gjykatave dhe gjyqësisë ushtrohet kontrolli i partive politike.  E vetmja formë që tu këthehet besueshmëria dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është një periudhë kohore të instalohet drejtësia europiane të tipit të “Euleksit” këtu në Maqedoni.
Vetëm në këtë formë të krijimit të një drejtësie të besueshme për qytetarin, mund ta këthejmë besimin e shtetit të së drejtës. Por, nëse ndonjë person, ndonjë individ mund të jetë objekt i Prokurorisë special, kuptohet se ajo përgjegjësi është individuale dhe është përgjegjësi nëse ka bërë shkelje të ligjit”-përfundoi Ziadin Sela. (INA)

Related

Maqedoni 4661444024878103746

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item