Sekretet e mendjeve më kreative të të gjitha kohërave

Gjenitë –  Gjenitë e kreativitetet ia dalin me lehtësi që të kalojnë nga thellimi i brendshëm te realiteti. Kur shkëputen nga natyralja, me...

Gjenitë – Gjenitë e kreativitetet ia dalin me lehtësi që të kalojnë nga thellimi i brendshëm te realiteti. Kur shkëputen nga natyralja, mendimet pozitive për të ardhmen dhe imagjinata prodhohen shumë më me bollëk se në mendjet e zakonshme. Kurse sistemi tjetër përqendrohet te bota normale. Krijuesit kanë tru më të përgjegjshëm dhe më të përqendruar.





Kërkime të reja tregojnë se njerëz si Steve Jobs, Beethoven dhe Van Gogh kishin shumë të përbashkëta kur vjen puna për mendjen kreative. Sipas psikologut dhe bashkautorit “Plot energji për të krijuar”, Scott Barry Kaufman, njerëzit kreativë janë shumë të aftë në aktivizimin e imagjinatës dhe prodhojnë mendime pozitive me bollëk dhe në momentin e duhur shkëputen nga thellimi tyre dhe përqendrohen plotësisht te bota e jashtme. Kur shkëputen nga natyralja, mendimet pozitive për të ardhmen dhe imagjinata prodhohen shumë më tepër në sasi se në mendjet e zakonshme. Krijuesit kanë tru më të përgjegjshëm dhe më të përqendruar.
Ja se si ndikojnë zakonet mendore të artistëve të mëdhenj dhe shpikësve për mirë në jetën tuaj.
“Ne kryem disa kërkime duke analizuar trurin e njerëzve kreativë, teksa përpiqeshin të krijonin shumë krijime imagjinare dhe ajo që zbuluam është se, ata janë shumë të aftë të aktivizojnë ose jo, dy rrjete kryesore të trurit”, thotë Kaufman. “Njëri nxitet më nga brenda, siç është rrjeti i imagjinatës, ndërsa tjetri është disi më i jashtëm, pasi kërkon që njerëzit të përqendrohen te bota e jashtme, te të tjerët.
Shumë arritje të mëdha krijimtarie kanë lindur edhe si pasojë e ngjarjeve traumatike ose vështirësive. Ideja e një “artisti të torturuar” buron madje që prej kryeveprës më të errët të Beethoven-it si: “Sonata e Hënës”. Por vuajtja nuk është e domosdoshme për kreativitetin, sipas Kaufman.

“Mendoj se është personi, ai që e krijon magjinë dhe ky person haset me vështirësi, si gjithë të tjerët, por ai ka aftësinë për të përdorur vështirësinë në jetë për t’u zhvilluar nga ana kreative”, thotë Kaufman.
Sipas tij, njerëzit që janë në gjendje të përjetojnë këtë traumë dhe ta kthejnë atë në një lloj avantazhi, veçanërisht në avantazh krijimtarie janë ata që e përballojnë atë dhe e përfshijnë në punën dhe në artin e tyre.
Ideja e zhvillimit pas fatkeqësisë është studiuar prej vitesh dhe njihet shkencërisht si rritja post-traumatike. Kërkimet e publikuara në Revistën e Stresit Traumatik zbuluan se rreth 70 për qind e të mbijetuarve të traumës raportojnë një lloj zhvillimi psikologjik pozitiv.
Lidhje janë bërë gjithashtu duke studiuar “efektin jetim” që tregon se njerëzit me arritje shumë të mëdha në jetë hasen me norma të larta të humbjes së prindërve krahasuar me publikun e gjerë.
Fëmijët gjithashtu shihen si krijues të lindur natyralistë, por është aftësia e tyre për t’u përfshirë në lojë imagjinare që e mban krijimtarinë e tyre gjallë.
“Shumë krijues të njohur në arte dhe shkenca të përfshirë në lojën e imagjinatës si fëmijë kanë arritur të ruajnë sensin rinor të lojës edhe në punën e tyre si të rritur”, thotë psikologu.
Marrim për shembull Shigeru Miyamoto, krijues i një loje ikonë. Kujtimet e tij të fëmijërisë duke eksploruar pyje dhe madje shpella të fshehta jashtë fshatit të tij në Kioto të Japonisë e kanë frymëzuar atë të bëjë lojën “Super Mario”.
“Për shumë artistë, veçanërisht shkrimtarë, kjo lloj eksperience vjen nga rinia dhe është një aftësi për të përdorur kujtimet e hershme dhe emocionet që lehtësojnë punën e tyre kreative”, shpjegoi Kaufman në librin e tij.

Çfarë i dallon njerëzit kreativë nga të tjerët
Imagjinata
Kërkimet tregojnë se njerëzit kanë nevojë të krijojnë lidhje me rrjedhën e brendshme të vetëdijes. Ju duhet të mendoni rreth dëshirave të së ardhmes, të imagjinoni veten në të ardhmen, si dhe të mendoni për çështjet e pazgjidhura që kanë nevojë për vendimet tuaja. Nëse nuk krijojmë kontakt me mendimet tona të thella, atëherë nuk arrijmë të kuptojmë shkaqet e sjelljes aktuale dhe nuk mendojmë se si duhet ta përdorim eksperiencën e të tashmes për më mirë.
Shkencëtarët kanë treguar se “ëndrrat me sy hapur” ose endja e mendjes, mund të ofrojë kushte të duhura për rritje të kreativitetit, vigjilencë, planifikim të së ardhmes, reflektim dhe madje edhe dhembshuri.
Herën tjetër që do të punoni mbi një projekt kreativ ose në një detyrë, çdo pesë minuta të një ore punë bëni pushim për të hamendësuar dhe për të parë se si i prek kjo idetë dhe mendimin tuaj. Gjatë pushimit, bëni diçka që e lejon mendjen tuaj të funksionojë lirshëm, si për shembull ecni, pastroni ose shkarravisni më kot.

Vetmia
Përqendrimi total mbi një çështje në vetmi është një nga mënyrat më të mira që na ndihmon të nxjerrim në pah anën tonë më kreative, sepse sa herë që dikush na ndërpret, na duhen disa minuta për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.
Por vetmia nuk lidhet vetëm me shmangien e shpërqendrimeve. Ajo i jep kohë dhe hapësirë mendjes të reflektojë mbi ide të reja. Njerëzit kreativë vazhdimisht kërkojnë të rrinë vetëm për të prodhuar ide interesante dhe pastaj kërkojnë bashkëpunim për t’i bërë këto ide një koncept solid ose një produkt.
Përqendrimi
Nëse jeni të përqendruar dhe vigjilentë në atë që bëni çdo ditë, kjo do t’ju pajisë me një fuqi të re mendore që do t’jua bëjë më të bukur jetën. Shkrimtarët e mëdhenj vëzhgonin gjithçka dhe ishin në gjendje t’i përshkruanin ato në librat e tyre.
Përveç të jetuarit të çdo momenti, krijimtaria optimale vjen si nga vëzhgimi dhe përqendrimi ashtu edhe nga zhytja në mendime dhe aftësia për të kaluar nga njëra në tjetrën.
*Burimi: Fox.

Related

Top Lajm 473784064527375613

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item