Sa fallco ky vend i vogël i shqiptarëve

Nga Arben Duka Fallco Fallco-fallco-fallco-fallco, vend i vogël i shqiptarëve, që nga patentë e shoferit, gjer te gradë e shkencët...

Nga Arben Duka

Fallco
Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i shqiptarëve,
që nga patentë e shoferit,
gjer te gradë e shkencëtarëve.
Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i fenerëve,
që nga klithmë e deputetëve,
gjer te palla e gomerëve.
Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i Orientit,
nga surrati i kryepleqve,
te portret’ i presidentit.
Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së talentit,
që nga pijetore e fundit,
gjer tek stallë e parlamentit.
Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së poetit,
që nga ngjyrë e kastravecit,
gjer tek boja blu e shtetit.
Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
te shqiptarët e shkretë,
veç urrejtja midis tyre,
veç ajo është e vërtetë.
Kullë e ndritur e pushtetit,
se qe fallco-ndaj u shëmb,
vajton shpirti i poetit:
“Shqipëria sa më dhëmb!”
Tiranë,1995-1997

Ne dhe Shqipëria
Shpërndarë pa fund e pa kufi,
si zogjtë e korbit nëpër botë,
mallkuar qofsh-moj qeveri,
që as me bukë nuk na mban dot!
Ca sharlatanë-ca ujqëri,
na turpëruan njëmijë breza,
moj-rrënjëdala Shqipëri,
ç’m’i pate ditët kaq të zeza!
Gjithë djalëria që ti nxore,
dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
se bëjnë punën e zezakut!
Një pikë ujë t’u kërkosh,
dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
ndaj lidh në kokë shami të zezë,
dhe ulëri brigje më brigje!
Vitet dhe shekujt pa mëshirë,
moj-Shqipëri sa shumë të tretën,
që kur ka lindur Europa,
ti si një qyqe mbete vetëm!
Sikur të biesh në greminë,
kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
rron Izraeli shumë më mirë,
dhe pse ka varur Jezu Krishtin!
Athinë,1994
Shënim i autorit: Të dyja këto poezi janë shkruar para 20-22 vjetësh. Nëse ka ndryshuar gjë, qysh nga ajo kohë, ma thoni ju.

Related

Poezi 8918358702309520028

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item