Rusia akuzon Turqinë se po përgatitet të pushtojë Sirinë

Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në kufirin turko-sirian, po japin indika...


Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në kufirin turko-sirian, po japin indikacioni për një konstatim se Turqia është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak në Siri.
“Kemi arsye të forta të besojmë, se Turqia në mënyrë aktive është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak mbi një shtet sovran siç është Siria. Jemi duke zbuluar çdo herë e më shumë gjurmë të forcave të armatosura turke, që po merren në fshehtësi me përgatitjen e një veprimi të drejtpërdrejtë ushtarakë në Siri”, ka shtuar Konashenkov gjatë një konference për media, shkruan ‘Telegrafi’.
Javë më parë, ministria ruse e mbrojtjes i ka dorëzuar komunitetit ndërkombëtar prova të “pakundërshtueshme”, në një video në të cilën shihen artileria turke duke grasatuar fshatrat siriane në pjesën veriore të provincën së Latakia.

Related

Botë 9027553031993087700

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item