Rrëfimi i prostitutës: Si nisa të shes trupin e konkurenca me shqiptaret

Elizabeta, apo Beti siç e thërrasin miqtë, rrëfen jetën e saj si një prostitutë, si nisi të shesë trupin, deri tek konkurrenca me vajz...


Elizabeta, apo Beti siç e thërrasin miqtë, rrëfen jetën e saj si një prostitutë, si nisi të shesë trupin, deri tek konkurrenca me vajzat shqiptare në rrugët e Italisë.
Tani është një gjyshe, dhe është koha për të reflektuar. “Kam arritur të rregulloj fëmijët e mi, për të mos përmendur tre nipër e mbesa të cilët nuk dua që t’u mungojë asgjë”,- thotë ajo.
Dhe tani mendja shkon tek kujtimet, në atë “karrierë”, që akoma vazhdon mes dritave dhe hijeve të rrugëve të Milanos.
“Kujtoj ditët me 25 klientë në ditë me deri në 80 mijë lireta në total. Me njerëz të cilët gjithashtu derdhnin gjysmë milioni për disa orë në hotel”.
Teksa nënvizon “konkurrencën në rrugë”, tregon : “Ardhja e atyre nga Amerika e Jugut në vitet tetëdhjetë dhe pastaj nigerianet, shqiptaret, rumunet, të gjitha vajzat që vinin nga vende të varfra, të gjitha dilnin të prostituonin.
Gjullurdia? Përfundoi në vitet ’90 me shqiptarët kujton Beti. Sipas saj, tani, vajzat e Evropës, pajtohen me tutorët, gjysma e çmimit për njërën palë jepet pa problem. Te ardhurit e fundit, kinezët, kanë shkatërruar piacën me çmimet e tyre të volitshme, thotë ajo.
Elizabet tregon se e nisi prostitucionin si një lojë, kur kujton se të gjithë ia lakmonin trupin që kishte, derisa një ditë një mik i saj e pyeti:
“Do të bësh seks me mua? Dhe më zgjati një milion lireta në këmbim të trupit tim, i bindur se do të merrte si përgjigje një jo.
Dhe ne e bëmë…më çoi në një hotel me dy yje në Piazza Aspromonte, gjatë pushimit të drekës gjatë orarit të punës.
Pastaj i thashë vetes:… dua të shoh a ka njerëz të tjerë të trashë si Richard. Por kam gjetur mjaft pak.
Nga ana tjetër më erdhi ndërmend im shoq: më la me dy fëmijë të vegjël…ata nuk kanë për ta mësuar kurrë për “zanatin” tim”,- vijon ajo.
Dhe në fund tregon: Disa klientë më kanë mbetur besnikë…Më telefonojnë dhe vijnë të kalojnë disa orë me mua. Flasim, pimë kafe dhe bëjmë dashuri.
I kam takuar ata kur ishin 20 vjeç, me flokë tek shpatulla e hipur mbi Vespa… ata tani kanë gra fëmijë dhe janë bërë gjyshër, por vijnë sërish për të më treguar si atëherë, problemet familjare dhe me gratë… që gjithmonë i kanë lënduar diku”.

--------------------------------
VIDEO:


1 Like95 views


4 Likes232 views
3 Likes255 views



1 Like57 views

Related

Erotikë 3026409025076518441

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item