Ronaldo në dietë për një karrierë sa më të gjatë

Cristiano Ronaldo në dietë për të zgjatur sa më shumë karrierën. Një lajm me të vërtetë shumë interesant ky që publikohet nga mediat...


Cristiano Ronaldo në dietë për të zgjatur sa më shumë karrierën.
Një lajm me të vërtetë shumë interesant ky që publikohet nga mediat spanjolle.
Sulmuesi i Realit të Marditit e ka mëse të qartë se për të luajtur edhe për disa vite të tjera në nivelet më të larta, duhet të kujdeset për trupin e tij dhe kjo është një nga arsyet kryesore se Ronaldo që nga momenti që mbushi 30-vjec ka nisur një dietë të vecantë.
Edhe për një shkëmb si ai, për faktin se është shumë i fortë fizikisht nuk është e thjeshtë një ruajë një nivel kaq të lartë në futboll për vite me radhë.
Pas refelktimeve dhe këshillemeve të shumta me personat që kujdesen për shëndetin e tij Ronaldo e kuptoi se duhet të ndryshonte mënyrën e të ushqyerit por edhe programin e përgatitjes fizike pasi vetëm kështu mund të arrinte atë që dëshironte.
Portugezi në këtë 1 vit e gjysmë që ka ndjekur një program të tillë ka humbur jo pak në masë muskulare.
Nga Janari i 2015-tës e deri më sot 3 herë fituesi i Topit të Artë, ka rënë dy kilogram në peshë, fryt kjo e dietës që po aplikon me objektivin për të fituar shpejtësinë e humbur gjatë këtyre viteve si pasojë e shtimit në masë muskulare.
Aktualisht CR7-ta peshon 78 kilomgram një peshë mëse normale për një futbollist me gjatësinë e tij.
Detaje këto që tregojnë se suksesi i Ronaldos e ka një arsye dhe ajo është se punon fort për të marrë gjithmonë më të mirën nga vetja./ SS

Related

Sport 2254460215972883318

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item