Reformat e mediave, në “qorrsokak”

Partitë politike nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet për çështjen e mediave as pas tre ditë të bisedimeve intensive. Asnjë nga partitë...


Partitë politike nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet për çështjen e mediave as pas tre ditë të bisedimeve intensive. Asnjë nga partitë nuk komenton dështimin e bisedimeve ndërsa ndërmjetësi Piter Vanhojte pas takimit deklaroi se ishte e pamundur që të arrihet marrëveshje.
“Në negociata çdoherë përgjegjësia bie mbi partitë të cilat tentojnë të arrijnë marrëveshje, dhe nëse nuk ka marrëveshje edhe përgjegjësia është e përbashkët. Reformat në media mbeten njëra nga çështjet kryesore në vlerësimin i cili do të prezantohet nga komuniteti ndërkombëtar, pasi nuk ka marrëveshje, e lë në duart tuaja që të nxirrni një vlerësim duke u bazuar në të sotmen”, deklaroi Piter Vanhojte, Ndërmjetës.
Nuk ka informata nëse bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ndërmjetësi Vanhojte tha se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka vullnet nga partitë politike. Sipas ndërmjetësit pengesa kryesore vazhdon të mbetet përbërja e agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale.
Ai në një postim në tuiter ka shkruar se “demokracia kërkon kompromis, kërkon njerëz të arsyeshëm, kërkon mendim të shëndosh, kërkon politikanë kompetent që do të jenë në shërbim të popullit.” Dështimi i bisedimeve për mediat do të jetë pjesë e vlerësimi të faktorit ndërkombëtar i cili pritet të publikohet nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve.
Krenar Sadiku











Related

Top Lajm 5861373235945225251

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item