Rasti ‘Titanik’, Gjykata hedhë poshtë të gjitha akesat e Janevës

Gjykata penale e Shkupit refuzoi ankesat e mbetura të Katica Janevës me çka përfundimisht nuk do të ketë paraburgim për Gordana Jankul...


Gjykata penale e Shkupit refuzoi ankesat e mbetura të Katica Janevës me çka përfundimisht nuk do të ketë paraburgim për Gordana Jankullovskën, Kiril Bozhinovskin dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Titanik”. Ditë më parë u konfirmuar se paraburgim nuk do të ketë as për Ismet Gurin dhe Edmond Temellko.
“Vendimi me të cilin refuzohet propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin I.G dhe përcaktohen masat e kujdesit, Këshilli e shqiptoi vendim me të cilin refuzon ankesën e Prokurorisë, ndërsa vendimi i gjykatësit në procedurë paraprake zëvendësohet, kështu që propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit refuzohet si i pabazë”.


Në vendimin që u publikua pak më parë shkruan edhe se pranohet ankesa e Edmond Temellko i cili u ankua se ka qenë i privuar nga liria dhe i sjellë në gjykatë. Pasi vendimet janë të njohura, gjykata edhe më tej nuk i ka publikuar arsyetimet, siç premtuan më herët.
"Arsyet për këtë vendim janë të shënuara në shpjegim, ku lejohet afat për ankesë brenda 24 orëve. Dhe duke pasur parasysh se nuk janë të plotfuqishme, nuk mund të komentohen më tej. Dhe kur të jenë të plotfuqishme do të publikohen në gjykatë, në ueb faqen e gjykatës dhe do të vihen në dispozicion për të gjithë", deklaroi Paula Bozhinovska- Zëdhënëse e Gjykatës Themelore Shkup 1.
Alsat-M





Related

Top Lajm 1833571450143780026

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item