“Rasti Kumanova”, Prokuroria: Rizaj dhe Ndrecaj nuk u ekzekutuan në satcionin policor

Gjykimi për rastin në Lagja e trimave në Kumanovë ka vazhduar me dëshmimin e bashkëshortes dhe bijës së njërit prej të akuzuarve, Fad...


Gjykimi për rastin në Lagja e trimave në Kumanovë ka vazhduar me dëshmimin e bashkëshortes dhe bijës së njërit prej të akuzuarve, Fadil Fejzullahu. Ai, sipas Prokurorisë ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të shtënat si dhe pronari i shtëpisë e cila ka qenë bastion i grupit. Familja Fejzullahu prej para katër viteve ishte shpërngulur në rrugën e Ramanlisë, por sipas kadastrës së Kumanovës, pronar i shtëpisë në lagjen e trimave ende është Fadil Fejzullahu. 
“Fadil Fejzullahu akuzohet për pjesëmarrje direkte në sulmet. Ai është kapur bashkë me grupin e parë më të madh të armatosur gjatë arrestimit të komandant Sokolit, Sami Ukshinit dhe Malishevës, dhe është i plagosur”, deklaroi Villma Ruskovska, Prokurore publike.
E bija e tij, Artizane Fejzullahi shpjegoi se mëngjesin e 9 majit në shtëpinë e tyre ka ardhur policia dhe e kanë kërkuar të atin e saj. E pyetur nga prokuroria nëse ka vërejtur diçka të pazakontë ndonjë ditë më herët, Artizana tha se sikur të dinim se ndodh diçka nuk do të rrinim t’i përjetonin tortura.
Nëna e saj Fikrije Fejzullahi, përndryshe bashkëshortja e Fadilit deklaroi se policia ka kërkuar ari dhe drogë. Në pyetjen e Prokurorisë nëse e din ku ka qenë Fadili i akuzuar atë mëngjes më orën 5, bashkëshortja tha se nuk ka pasur të drejtë ta pyet se ku shkon. Që të dyja u ankuan për sjelljen e njësitit special, të cilët 5 orë i kanë mbajtur në shtëpi dhe vazhdimisht i kanë ofenduar, ndërsa burrat e familjes i kanë rrahur.

“Qëllimi i Prokurorisë publike me këto dëshmitarë, ishte që të dëshmojnë se njgjarja si ngjarje ka shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie te njerëzit që kanë qenë në afërsi të vendit të konfliktit. Mirëpo, sipas meje doli e kundërta, se praktikisht trauma dhe frika e tyre ka të bëjë me sjelljen brutale të policisë. Do të thotë ka pasur rrahje, keqtrajtim, tejkalim të kompetencave si dhe ofendime dhe sharje”, tha Naser Raufi, avokat.
Prokurorët ndërkohë thonë se nuk janë të sakta pohimet që janë thënë gjatë procesit se nga dy të akuzuar se Mirsad Ndrecaj, Begë Rizaj dhe dy tjerë nga grupi janë likuiduar në stacionin policor pasi janë dorëzuar.
“Nëse pala mbrojtëse i lexon si duhet pohimet nga obduksioni, atje shkruan sa plagë kanë, ku janë plagët, si janë të veshur dhe si janë dërguar atje”, deklaroi Naum Panovski, Prokuror publik.

“Nga çfarë distance janë qëlluar, kjo është e para. Ndërsa e dyta kemi dëshmitarë, do të thotë dëshmitarë të mbrojtur që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në të shtënat”, deklaroi Villma Ruskovska, Prokurore publike.
Sot dëshmoi edhe një banore e Lagjes së trimave, e cila deklaroi se nuk ka vërejtur askënd dhe asgjë. Gjykimi vazhdon më dy mars me dëshmitarët e prokurorisë.
Maja Jovanovska

Related

Top Lajm 3003969346502323487

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item