Rasti i Kumanovës, dëshmojne policët e Goshnicës

Seanca e tretë për gjykimin e rastit të Kumanovës u zhvillua pas dyerve të mbyllura edhe pse ishte me karakter publik. Gazetarët dhe f...


Seanca e tretë për gjykimin e rastit të Kumanovës u zhvillua pas dyerve të mbyllura edhe pse ishte me karakter publik. Gazetarët dhe familjarët nuk u lejuan të hyjnë në sallë për shkak se hapësira ku zhvillohej gjykimi ishte tejet e vogël dhe nuk mjaftonte për të gjithë gazetarët e interesuar që ishin mbi 20 në numër. Sipas gjykatës, në sallë mund të qëndronin vetëm 5 gazetarë. Pas kësaj gazetarët bojkotuan seancën. Nuk mundën të hyjnë as familjarët që e shprehën revoltën e tyre duke kërkuar shpjegim nga policët që siguronin hyrjen e Gjykatës Themelore Shkupi 1. Ndërkohë, gjykata ka kërkuar falje gazetarëve për shkak se nuk ka pasur mundësi t’u ofrojë kushte për punë.
Në seancën e sotme u morën në pyetje gjithsej 5 dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Publike. Një banore e Lagjes së Trimave si dhe 5 policë që u sulmuan në kullën policore në Gushincë.


“Sot janë thirr për dëshmi 5 dëshmitarë, 4 janë policë që kanë qenë në stacionin policor në Goshincë dhe një dëshmitarë nga Lagja e Trimave…Shqyrtimi kryesor do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë të propozuar nga prokuroria. Unë do të përmbahesha nga komentimet e deklaratave pasi që bëhet fjalë për zyrtarë policorë që kanë ndodhur rastësisht atë ditë në ngjarjen fatkeqe”, deklaroi avokati Asmir Alispahiç.
Sipas njoftimeve nga avokatët dhe zëdhënësi i gjykatës, policët kanë përsëritur dëshmitë që i kanë dhënë fillimisht menjëherë pas sulmit se janë kapur dhe lidhur nga grupi,  por më vonë pasi që ua kanë marrë armatimin janë lënë të lirë nën paralajmërim se nuk guxojnë të ndalen në asnjë fshat të afërt të Gushincës, por duhet të shkojnë direkt në qytet. I kanë paralajmëruar se në çdo fshat të afërm ata kanë pozicionuar ndonjë bashkëluftëtar i cili do të ndjek hapat e tyre. Dëshmitarja Shejnaze Fejzullahu nga lagja e Trimave tha se e në gjykatë është pyetur për gjithçka që ka parë ditën e luftimeve të 9 dhe 10 majit sidomos për vendndodhjen e kunatit të sajë, Fadil Fejzullahu i cili është një prej të dyshuarve për luftimet në këtë lagje. Shejnazja madje pohon se ditën e luftimeve policia e ka malltretuar atë dhe familjen e sajë, përfshirë këtu edhe fëmijët e moshës së re dhe si shkak i mërzisë një javë pas luftimeve i ka vdekur edhe vjehrra.
Më pyetën a i ke parë, iu thash jo…Katasftrofë, pak të ndodhë diçka neve frikësohemi se kush do të na hyjë në shtëpi…U frikësova, me trauma.. më hypi edhe shtypja. U tregova se mi kanë rrahur burrin, fëmijët, të gjithë. Sa kanë mundur na kanë sharë, këtë më ngeli djegë tua them në gjykatë. Përse nuk e thatë? Frikësohesha”, u shpreh Shejnaze Fejzullahu, dëshmitare nga Lagja e Trimave.
Seanca e sotme filloi nga ora 10 e mëngjesit dhe vazhdoi deri në orët e vona të pasdites. Gjykimi i ardhshëm u caktua për pasnesër, më datë 25.

Të akuzuarit nga 'Kumanova' në seancë... by tvshenjaofficial

Related

Maqedoni 8865552062785994976

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item