Putin sfidon perëndimin, siguron një aleat të ri

Vladimir Putin duket se po konsolidon gjithmonë e më shumë pozitat e tij në Siri. Ai ka biseduar me mbretin Salman të Arabisë Saudit...


Vladimir Putin duket se po konsolidon gjithmonë e më shumë pozitat e tij në Siri.
Ai ka biseduar me mbretin Salman të Arabisë Saudite në telefon duke arritur një marrëveshje për të vazhduar kontaktet për zgjidhjen e krizës në Siri.
Kjo është një fitore e vogël për Putin duke qenë se Turqia ka qenë aleat i ngushtë më Arabinë Saudite.
Madje sauditët menduan të futeshin së bashku me Turqinë forcërisht në Siri duke nxehur Rusinë.
Por pas bisedës me Putin, mbreti Salman duket se ka ndryshuar pozicionin e tij duke u shprehur pro zgjidhjes së krizës.
Luftimet në Siri kanë vazhduar pavarësisht një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, e cila bën thirrje për armëpushim midis forcave qeveritare të Sirisë dhe luftëtarëve opozitarë, nisur nga data 27 shkurt.
Militantët e Shtetit Islamik dhe të Frontit Al Nusra nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar se Uashingtoni është duke konsideruar një plan B për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregojnë seriozitet për armëpushimin dhe negocimin e tranzicionit politik.
Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.
Mbi 250,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.


Related

Top Lajm 5297172248434940483

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item