Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Nga Andi Bushati* Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me të hapur Facebook-un jam gjendur përballë një sulmi ...

Nga Andi Bushati*

Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me të hapur Facebook-un jam gjendur përballë një sulmi të paparë, sharjesh e fyerjesh, indinjimi dhe marazi, revolte dhe pezmi që derdhej nga komentuesit kundër emisionit të djeshëm “E Diela shqiptare” dhe drejtuesit të tij.
Për një çast mbeta i befasuar.
Nuk e kuptoja këtë lukuni jakobinësh të tërbuar, që i ishin sulur kantautorit Ardit Gjebra me shprehje nga më të rëndat.
Vazhdova të lexoj dhe hap pas hapi kuptova se ai kishte qëndruar për 24 orë në qelinë e burgut të Fushkrujës. Se aty kishte fjetur në dhomën e një të dënuari të përjetshëm. Se ky i burgosur më kujtonte një histori të largët, atë të njeriut (Marjan Rrokut) që ishte dënuar për vrasjen e një vajze 16 vjeçare dhe nënës së saj, një ngjarje tronditëse aq shumë e përfolur në mediat e kohës(lexo lajme Lapsi.al).
Por, sërish ishte e vështirë të kuptohej: pse marazi derdhej lumë kundër Gjebresë. Pse në mediat online kishin filluar shkrimet shpotitëse për të? Pse disa e akuzonin se po reabilitonte një kriminel? Pse disa të tjerë i përmendin përlotjen përpara një vrasësi? Pse më ekstremistë akoma e anatemonin se po përgatiste lirimin e tij ? Pse i përmendnin TV ku punonte, produktet që reklamonte etj ?
Vërtetë nuk kuptoja.
Profesioni që ushtroj prej vitesh më ka kalitur me një kredo, se ndryshe nga dikur, çdokush që ka interes për publikun, mund të shfaqet sot në media : edhe kriminelët më të mëdhej edhe diktatorët më të përgjakshëm edhe ata që njerëzit e zakonshëm i etiketojnë si mostra. Të gjithë janë « të mediatizueshëm » boll që ata të shikohen nga një këndvështrim i drejtë, boll që atyre ti bëhen pyetjet e duhura,  boll që mbrojtësi i interesit publik që qëndron përballë tyre, të bëjë sa më mirë detyrën e tij, duke u përpjekur të jetë sa më pranë të vërtetës.
Pikërisht me këtë bindje e hapa në You Tube pjesën e emisionit të Gjebresë që e kisha humbur një ditë më parë.
Kureshtja më shtynte të kuptoja se çka e kishte krijuar të gjithë atë tollovi.
Dhe porsa shikoje ato 47 minuta bashkëjetesë me një të dënuar për vrasje e kishe më të lehtë të dekriptoje gjithçka.
Emisioni teknikisht ishte i arrirë. Kamera, montazhi, suspansi që krijonte të jepnin që në fillim idenë e një ndërmarrjeje për të cilën ish harxhuar kohë dhe ish derdhur djersë.
Por fatkeqësisht ato qenë shpenzuar gabim.
Sepse në gjithë këtë sipërmarrje ishte haruar diçka: raporti me të vërtetën. Aty ish bërë çdo gjë, por ishte anashkaluar vetëm një: puna e gazetarit.
Prandaj, Marjan Rroku në vend që të dukej si vrasës, ngjante si viktimë. Prandaj në vend që të jepte llogari për ngjarjen tragjike për të cilën qe dënuar, të dëshmonte për të, ai hallakatej mes nostalgjive për jetën e tij të shkatërruar. Prandaj në vend që të deshmonte për vitet e ndërprera të një adoleshenteje, ai fliste për dhimbjen që i shkaktonte ndarja me djalin e vet.
Të gjitha këto shkaktuan atë maraz dhe mllef që u derdh sot në Facebook ndaj Ardit Gjebresë.
Natyrisht të gjitha reagimet që lexova, ishin të ekzagjeruara dhe pa vend.
Por, përmes tyre kuptohej një gjë. Kuptohej se ku kishte gabuar, Arditi, që më shumë kish menduar për sensacionin sesa për të vërtetën. Më shumë për audiencën sesa për interesin publik.
Natyrisht që këtë nuk e kish bërë në mënyrë të ndërgjegjshme. Natyrisht që as nuk kish dashur të prekte zemrat e lënduara të familjes së viktimave dhe as sensibilitetin e moralistëve që bëjnë sehir.
Ai thjeshtë eshte ngateuar pasi ka dashur të bëjë diçka që e tejkalon zanatin e tij. Ka dashur të bëjë intervistuesin dhe reporterin e kronikës së zezë.
Njësoj sikur Artan Hoxha të dojë të kërcejë Arrëthyesin, sikur Blendi Fevziu të këndojë Rigoleton, sikur Mero Baze te dirigjoje Bethhovenin, apo unë vetë të luaj Moxartin. Thjesht do të qemë qesharakë.
Në rastin e Ardit Gjebresë historia qe tragjikisht ekstreme. Prandaj ai nuk korri humor, por mllef dhe të shara.
Lapsi.al

Related

Opinione 3825035511835573654

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item